E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshja, siç theksohet në kumtesë, pritet ta zmadhojë eksportin e Maqedonisë të verës, pemëve, perimeve, ndërsa përgjigjja nga ana e Rusisë për këtë kërkesë pritet në kohë të shpejtë.
Iniciativė pėr kontraktimin e Marrėveshjes pėr tregti tė lirė midis Maqedonisė dhe Rusisė









- Maqedonia në seancën e katërt të Komisionit të përzier midis Maqedonisë dhe Rusisë për bashkëpunim tregtaro-ekonomik dhe shkencoro-teknik me të cilën bashkëkryeson zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski, e ngriti iniciativën për kontraktimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Federatën ruse.

Marrëveshja, siç theksohet në kumtesë, pritet ta zmadhojë eksportin e Maqedonisë të verës, pemëve, perimeve, ndërsa përgjigjja nga ana e Rusisë për këtë kërkesë pritet në kohë të shpejtë.

Në seancë bëhet fjalë edhe për zmadhimin e sasive të gazit që Rusia i siguron për Maqedoninë në kuadër të projektit për ndërtimin e rrjetit gazpërçues. Është dakorduar edhe që ekipe operative nga të dyja palët të qasen drejt përgatitjes së projektit konkret për një pjesë të rrjetit gazpërçues, që do të financohet nga borxhi i Kliringut.

Nga të dyja palët është shprehur kënaqësi nga numri i zmadhuar i turistëve rusë në Maqedoni në vitin 2010, si rezultat i prezantimit të vendit si destinacion turistik në mediat ruse. Vitin e ardhshëm pritet mbi 1.000 turistë rusë ta vizitojnë Maqedoninë. Në kontekst të kësaj, në vitin 2011 planifikohen edhe 12 fluturime çarter nga Rusia - të cilat sërish do të kontribuojnë për zhvillimin e aviolinjave midis këtyre dy vendeve.

Gjatë seancës së katërt të Komisionit të përzier zëvendëskryeministri Stavreski e nënshkroi Marrëveshjen midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Rajonit të Moskës të Federatës ruse për bashkëpunim tregtaro-ekonomik, shekncoro-teknik dhe kulturor. Kjo marrëveshje do të mundësojë eksport më të madh të prodhimeve të Maqedonisë, si dhe mundësi më të mëdha për investime në vend nga kjo sferë.

Publikuar: 21.12.2010 | 10:30
Lexuar: 364 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime