E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i kërkimit ishte të tregonte lidhjen midis inteligjencës dhe arritjeve në karrierë e shkollë në moshën madhore. Një përbërës i qumështit të nënës, besohet se ndikon në një zhvillim lehtësisht më të madh të kapacitetit mendor.
Fėmijėt e ushqyer me gji, mė tė zgjuar




Një studim i gazetës amerikane “Pediatrics”, publikuar sot në mesditë, tregoi se fëmijët e ushqyer me gjirin e nënës për gjashtë muaj ose më gjatë arrijnë rezultate më të larta akademike kur rriten.

Qëllimi i kërkimit ishte të tregonte lidhjen midis inteligjencës dhe arritjeve në karrierë e shkollë në moshën madhore. Një përbërës i qumështit të nënës, besohet se ndikon në një zhvillim lehtësisht më të madh të kapacitetit mendor.

Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandojnë ushqimin me qumësht gjiri për fëmijët. Sipas tyre, diçka e tillë shërben edhe për mbrojtjen nga infeksionet, parandalimin e alergjive dhe një numër sëmundjesh kronike.

Studimi u krye nga një grup ekspertësh australianë, të cilët studiuan më shumë se 2 800 fëmijë të lindur midis viteve 1989-1992. Rezultatet treguan se fëmijët e ushqyer me qumesh për gjashtë muaj apo më shumë ishin më të aftë në lëndë si matematika, letërsia dhe në oratori. Tek femrat, rezultatet ishin më pak domethënëse.

”Një tjetër befasi e këtij studimi qëndron në faktin se meshkujt e ushqyer me gji kishin rezultatet mjaft më të larta se femrat”, deklaroi Wendy Oddy, një prej pjestarëve të grupit të kërkuesve. “Meshkujt rriten më ngadalë se femrat, për shkak të mungesës së hormonit femëror estrogjen. Ushqimi me qumësht gjiri, mund të shkaktojë një rritje më të shpejtë të foshnjeve të seksit mashkull”.

Publikuar: 22.12.2010 | 10:11
Lexuar: 585 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime