E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshilli Komunal është institucioni i cili ka kompetencë ligjore të definojë lartësinë dhe të përcaktojë nivele selektive të lartësisë edhe për kategori sociale të popullsisë, deklaroi kryetari i Gostivarit Rufi Osmani në debatin e organizuar nga Ministria e Transportit.
Osmani: Propozim ligji pėr legalizimin e objekteve tė egra, mashtrimi i radhės i qeverisė








Në debatin e organizuar nga Ministria e transportit më datë 20.12.2010 në lidhje me propozim ligjin për legalizimin e objekteve të egra, kryetari i Gostivarit mori pjesë aktive në debat duke ofruar argumente të kundërta nga përpiluesi i ligjit në fjalë, thuhet në kumtesën e Shërbimit për Informim të Komunës së Gostivarit.

“Kryetari Osmani ka qenë ndër kryetarët më aktiv të komunave në Maqedoni që është angazhuar për miratimin e këtij ligji në funksion të tejkalimit të këtij problemi madhor social, ekonomik dhe fiskal. Ligji në fjalë në parimet e tij dhe në strukturë ka një qasje të gabuar dhe nuk trajton kriteret e objektivitetit dhe në harmoni me kompetencat e pushtetit komunal këtë problem që është kompetencë burimore e komunave”

Ligji në fjalë ka një qasje të gabuar sociale dhe bie ndesh me ligjin aktual për ndërtim dhe më kompetencat komunale për të rregulluar lartësinë e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore. Ligji artificialisht instalon kompensim për legalizim, përkundër kompensimit për komunalit, që është kategori kushtetuese, kategori burimore e financimit të komunave dhe kompensim i cili me Ligjin për komuna lejon mundësinë e kategorizimit të këtij kompensimi në varshmëri nga destinimi i ndërtimit, zonimi i vendbanimeve, rajoni, infrastruktura dhe aspekte të tjera që në esencë rregullohet me vendimet e Këshillave Komunal.

Këshilli Komunal është institucioni i cili ka kompetencë ligjore të definojë lartësinë dhe të përcaktojë nivele selektive të lartësisë edhe për kategori sociale të popullsisë, deklaroi kryetari i Gostivarit Rufi Osmani në debatin e organizuar nga Ministria e Transportit.

“Me propozim ligjin ne fjale qeveria mohon këtë kompetencë burimore komunale duke ofruar zgjedhje ligjore me të cilat favorizohen legalizimet e egra në kuptim të kompensimit që duhet të paguajnë në aspekt të lartësisë dhe afatit kur duhet të paguajnë qytetarët të cilët kanë ndërtuar pa leje.

Ligji parasheh legalizimin e objekteve të ulëta banesore (P+2) dhe të objekteve afariste prodhuese dhe shërbyese, ndërsa nuk përfshin mundësinë e legalizimit të mbindërtimeve, objekteve të mëdha banesore dhe objekteve të mëdha biznesore (tregtare ) që në realitet paraqesin problemin kryesor të ndërtimeve të egra në të gjitha komunat”, tha në mes tjerash kryetari i Gostivarit Osmani.

Rufi Osmani sqaroi se Ligji parasheh afate prej tre, gjegjësisht gjashtë muaj afat për shfrytëzimin e kësaj të drejte që në esencë e mohon këtë të drejtë, duke pasur parasysh se shumica e qytetarëve shqiptarë kanë problem pronësie dhe janë mbi qindra mijë shqiptarë që punojnë në emigracion dhe që nuk kanë mundësi reale kohore të shfrytëzojnë këtë ligj në funksion të legalizimit të pronave të ndërtimit.

Në parim, i ashtuquajturi “kompensim për legalizim” do të jetë një motiv shtesë që të shpërblehen ata që kanë shkelur ligjin për ndërtim dhe do të jetë motiv shtesë për rritjen e ndërtimeve pa leje dhe do të rrisë këtë problem duke i vënë komunat në pozitë akoma më të keqe në raport me situatën aktuale sepse nuk do të ketë motiv të ndërtohet me leje kur kompensimet për ndërtim legal do të jenë disa herë më të mëdha në raport me kompensimin për legalizim.

Në pika të shkurta këto ishin qëndrimet parimore të kryetarit Osmani në lidhje me këtë ligj, thuhet në kumtesën e Shërbimit për Informim të Komunës së Gostivarit në lidhje me debatin për Propozim ligjin për legalizimin e objekteve të egra.

Publikuar: 22.12.2010 | 03:20
Lexuar: 588 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime