E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas saj, për këtë shkak, ajo është ndodhur nën goditjet e Rozana Radit dhe më pas është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje derisa policia dhe bashkëshorti i saj, Ermali, kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin. Rrezarta Shkurta ka shpjeguar më tej, se pas sherrit, i është drejtuar policisë me kallëzim penal.
Rezarta Shkurta thirret nė prokurori















Nga Trazhgim Sokolaj

Dosja penale që ka për objekt zënkat mes dy këngëtareve, tashmë ka marrë rrugën ligjore, ndërkohë që prokuroria pohoi se ditën e sotme do të marrë në pyetje edhe Rozana Radin, protagonisten tjetër të sherrit. E veshur me një pallto të bardhë dhe një kapuç të zi, rreth orës 13:30, Rezarta Shkurta ka mbërritur dje në Prokurorinë e Tiranës, rreth 30 minuta me vonesë. Ajo ishte thirrur në ora 13:00 për t’u paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, në katin e pestë të prokurorisë. Për rreth dy orë, Rezarta Shkurta ka dhënë shpjegimet e saj për përleshjen fizike me Rozana Radin, ngjarje e ndodhur më 5 dhjetor pas mesnate. Burime të prokurorisë u treguan të rezervuara në lidhje me deklarimet e dhëna prej këngëtares Rezarta Shkurta, e cila mësohet se ka pranuar konfliktin me Rozana Radin.

Po kështu, në dëshminë e saj, Rezarta Shkurta ka pohuar se ngjarjet që sollën përleshjen fizike kanë qenë deklaratat e Rozana Radit, sipas të cilave pajtimi mes tyre kishte ndodhur pasi Rezarta ka kërkuar ndjesë lidhur me konfliktin e nisur në spektaklin “Vip Shpija” në Kosovë. Më tej, sipas dëshmisë së Rezarta Shkurtës, ajo është përpjekur të kontaktojë me Rozana Radin. “Pas deklaratës në ‘Zonë e Lirë’, i shkrova në Facebook dhe i thashë se gënjeu kur tha se i kisha kërkuar ndjesë”, ka thënë Rezarta. Sipas saj, reagimi i Rozana Radit ishte i dhunshëm. Këngëtarja Shkurta ka thënë në prokurori dje, se pas komunikimit me Rozanën, ishte kjo e fundit që në formë sfide i kishte thënë “hajde të të takoj dhe do të shohësh që do të të zhgarravis”.

Pas mesnatës së 5 dhjetorit 2010, Rezarta Shkurta pohon në dëshminë e saj se është nisur me gjithë të shoqin, Ermalin, për të takuar Rozana Radin, duke qenë se ishte orë e vonë. Takimi, i cili u kthye më pas në përplasje me grushte, është kryer tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë, pranë një kompleksi të njohur në kryeqytet. “Sapo jemi takuar, pashë që Rozana ishte në gjendje të rënduar psikologjike, ishte e pamundur të flisje me të”, ka thënë Rezarta Shkurta në prokurori.

Sipas saj, për këtë shkak, ajo është ndodhur nën goditjet e Rozana Radit dhe më pas është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje derisa policia dhe bashkëshorti i saj, Ermali, kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin. Rrezarta Shkurta ka shpjeguar më tej, se pas sherrit, i është drejtuar policisë me kallëzim penal.(shekulli)

Publikuar: 22.12.2010 | 05:47
Lexuar: 989 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime