"Gjatë gjithë kohës ishte i buzëqeshur, çdo përgjigje e tij ishte e përcjellur me buzëqeshje, ishte i mbushur plot jetë dhe me energji pozitive, nervoza në të nuk po bënte pjesë në asnjë çast të vetëm. Ekskluzive vjen biseda me këngëtarin shumë të pëlqyer Lil Samee vetëm nw YllPress.com
Intervistoi:
Trim Jakupi
YllPress:- Cilat janë fillimet e karrierës suaj muzikore?
Lil Samee:- Fillimet e karrierës sime muzikore si këngëtar ishte prej që kur isha 6 vjeç, kurse si këngëtar profesionist fillova që nga mesi i vitit 2005, pra afër 5vite.
YllPress:- Në papafingon tuaj sa këngë janë grumbulluar deri tani?
Lil Samee:- Hmmm... Të mendohem pakës, sepse janë grumbulluar mjaft këngë në papafingon time, janë 16 këngë deri tani.
YllPress:- Këngë, klipe të bukura, por duam të dimë se a merreni me ndonjë gjë tjetër?
Lil Samee:- Përveç muzikës merrem edhe me një biznes privat, dhe herë-herë edhe me futboll merrem ngase është hobi im.
YllPress:- Si për çdo personazh të estradës edhe për ju sigurisht që ka thashetheme, sa ju pengojnë?
Lil Samee:- Normale është kjo gjë, jo veç tek ne por në gjithë botën ka thashetheme për personazhet e ShowBizit, personalisht nuk më pengojnë e as që i dëgjoj, kur ka thashetheme është mirë, pse jo marketing gratis.
YllPress:- Suksesin e keni arritur me ndihmën e...?
Lil Samee:- Gjithë suksesin tim e kam arritur me ndihem dhe dhuratën e Zotit që ma ka fal zërin dhe talentin por gjithsesi edhe vetës, kam punuar që të arrijë këtu ku jam, po ashtu mos të harroj se ndihmë të madhe kam pas edhe nga Genc Prelvukaj dhe Blero.
YllPress:- Për një këngëtar është bërë domosdoshmëri edhe paraqitja skenike, sa i kushtoni rëndësi ju?
Lil Samee:- Jo edhe aq sa të kaloj në ekzagjerim, kujdesem deri në masë të caktuar, kam atë stil si në përditshmëri atë mund ta mbaj edhe në skenë, sa më thjesht aq më bukur.
YllPress:- Çka ju bënë të jeni ky që jeni?
Lil Samee:- Punoj ngadalë dhe mendoj para se të bëjë një hap, nuk dua të bë "Hop para se të kcej" por dal nga dal punoj andaj kjo më bënë të jam ky që jam.
YllPress:- Cila këngë mendon se ka bërë BOOM nga këngët tua?
Lil Samee:- Mendoj se "Dua t'haroj" si dhe realizimi i fundit bashkëpunim me : Gencin , MC Kreshen , Dr MIC, Kastro Zizon, Navdën pra kënga "Muther Fucker".
YllPress:- Po të kishe mundësi të ktheheshit pas në kohë, do ndryshoje diçka në vetën tuaj?
Lil Samee:- Po të kisha mundësi të kthehesha pas besoj se nuk e kisha shpenzuar kohën kot si atëherë.
YllPress:- Mendon se publikun e keni bërë për vete me këngë apo pamjen tuaj, pasi që jeni këngëtari me sexy e them lirisht?
Lil Samee:- Mendoj se me të dyja nga pak, por më shumë shpresoj që me këngë.
YllPress:- Si është një ditë e zakonshme për ju, nga mëngjesi deri në mbrëmje?
1
Lil Samee:- Zgjohem atëherë kur më del gjumi, mund të jetë në orën 11...12...13...varet pastaj filloj me një kafe, shikoj thirrjet dhe sms e fundit që kanë ardhur tek mua , pastaj me angazhime rreth punëve dhe kështu deri në kohën e gjumit , pak pare se të bie në gjumë shikoj në internet çfarë ka të re dhe pastaj gjumë.
YllPress:- Me kë je duke bashkëpunuar momentalisht?
Lil Samee:- Momentalisht jam duke bashkëpunuar me Dr Nushin i cili është producent, me të jam duke i bërë ca këngë të reja, po ashtu bashkëpunim kam edhe me GT.
YllPress:- Çfarë veture ke dhe sa jeni adhurues i veturave?
Lil Samee:- Nuk jam adhurues i madh, kam Audi A4, për mu ka rëndësi të më dërgoj nga A-B dhe të më kthej nga B-A si dhe muzika në veturë dua të jetë gjithmonë në nivel.
YllPress:- Po afrohet festa e fund vitit, ku dhe me kë do i festoni?
Lil Samee:- Padyshim që me familjen në shtëpi, i'a kam bërë premtim vetës që gjatë festës të jem pran tyre.