Të arrestuarit, sipas të dhënave fillestare, janë të lidhur me mafia të ashtuquajtur Frankfurt dhe janë të dyshuar për vepra penale të kryera edhe jashtë vendit. Në aksionin, krahas policisë së Maqedonisë, marrin pjesë edhe policia gjermane dhe austriake.
- Njëzetë e nëntë persona janë arrestuar sot në disa qytete të Maqedonisë në kuadër të aksionit policor për shkatërrimin e një zinxhiri të tregtisë me narkotikë. Aksioni i quajtur "Dirigjent" në të cilën krahas policisë së Maqedonisë, marrin pjesë edhe policia gjermane, si dhe ajo austriake, është zbatuar në Veles, Gjevgjeli, Shën Nikollë dhe Shkup.
Të arrestuarit janë të ndërlidhur me të a.q. Frankfurt mafia dhe dyshohen me vepra penale të kryera jashtë shtetit. Pjesa më e madhe për tregti të palejuar me narkotikë, ndërsa një pjesë për ndihmesë në larjen e parave.
"Disa persona organizatorë të mafias së Frankfurtit dyshohen se përmes kanaleve të ndryshme kanë futur drogë në Austri dhe Gjermani. Ata kanë poseduar banesa në Vjenë dhe në Frankfurt prej ku e kanë distribuuar drogën me dilerë më të vegjël të cilët më pas e kanë shitur", deklaroi zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe gjashtë organizatorë të grupit kriminal, në mesin e të cilëve dhe kryesorët Zoran Manaskov - Skërsheniot, Spase Dimovski - Ajduk dhe Tome Dimovski - Tomçe.
Në aksionin janë angazhuar 350 policë të cilët bëjnë bastisje në shtëpitë dhe objektet hotelierike të të arestuarve. Deri më tani janë gjetur një shumë më e madhe parash, kryesisht në valutë të huaj, drogë, pistoletë me gaz dhe gjësende të tjera.
Të arrestuarit janë bartur në stacione policore në Shkup për hetim pas çka do të dalin para gjykatësit hetues.
Disa nga të dyshuarit janë arrestuar edhe paraprakisht në aksionin "Veles", si dhe nga policitë në Vjenë dhe në Frankfurt, por kanë vazhduar t'i kryejnë veprat e njëjta.
MPB po përcakton nëse të arrestuarit ngarkohen edhe për vepra të tjera penale