E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas rrahjes midis përfaqësuesve të Partisë së Rajoneve në pushtet dhe bllokut "Ukraina Jonë - vetëmbrojtje popullore" pesë deputetë janë dërguar në spital dhe dhjetëra kanë marrë të shtypura, përkujtojnë agjencitë.
Video / Gazetari ukrainas Roman Vitoniev, i veshur si lepur, ka intervistuar deputetėt agresivė nė Parlament






- Gazetari nga Kevi Roman Vitoniev dje është paraqitur në ndërtesën e Parlamentit ukrainas i veshur si lepur dhe ka tentuar t'i intervistoj deputetët për grindjen e javës së kaluar në sallën plenare, njoftuan agjencitë.

Pas rrahjes midis përfaqësuesve të Partisë së Rajoneve në pushtet dhe bllokut "Ukraina Jonë - vetëmbrojtje popullore" pesë deputetë janë dërguar në spital dhe dhjetëra kanë marrë të shtypura, përkujtojnë agjencitë.

Në rrëmujën morën pjesë pothuajse 70 deputetë.

"Pasi Rada supreme u shndërrua në cirk, kjo zyrtarisht duhet të publikohet dhe për këtë arsye njerëzit duhet të vishen në mënyrë adekuate", ka deklaruar Vitoniev para kolegëve të tij.

Askush prej anëtarëve të parlamentit nuk është dakorduar të bisedojë me Vitonievin. Ai prej disa deputetëve është akuzuar se me kostumin e lepurit "demonstron respekt të pamjaftueshëm ndaj organit ligjdhënës kombëtar".

Zëdhënësja e kryesisë parlamentare e ka dëbuar nga ndërtesa e parlamentit me argumentin se "nuk është veshur në mënyrë adekuate".
Ao, megjithatë, e ka shmangur përgjigjen e pyetjes së gazetarëve të tjera se nëse rrahjet në sallën plenare janë reflektim i "sjelljes adekuate".

Publikuar: 22.12.2010 | 17:48
Lexuar: 652 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime