E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fondi e ka shitur arin drejtpërdrejt në bankat qendrore ose në institucione të tjera zyrtare. Të gjitha transaksionet janë realizuar sipas çmimeve të tregut në faza, me qëllim që të shmangen pasojat negative në treg.
FMN-ja ka pėrfunduar shitjen e 403 tonė ari








- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri të ditur përfundimin e shitjes së 13 për qind të rezervave të saj të arit nga 403,3 tonë, me qëllim që nga mjetet e realizuara të sigurojë ndihmë financiare të vendeve të varfëra.

Fondi e ka shitur arin drejtpërdrejt në bankat qendrore ose në institucione të tjera zyrtare. Të gjitha transaksionet janë realizuar sipas çmimeve të tregut në faza, me qëllim që të shmangen pasojat negative në treg.

Arin nga rezervat e veta FMN-ja e shiti në dy faza, me atë që në të parën, të përfunduar në shkurt, janë shitur 212 tonë. Banka rezervë në Indi atëherë ka blerë 200 tonë, banka qendrore në Mauritani dy tonë dhe banka qendrore në Sri Lankë dhjetë tonë.

Nga këto transaksione FMN-ja realizoi të ardhura prej rreth tetë miliardë dollarëve.

Fondi tash për tash nuk publikoi se kush janë blerësit e arit në kuadër të fazës së dytë të shitjes prej 190 tonëve.

Gjatë vitit, çmimet e arit u rritën për 27 për qind, në 1.390 dollarë mesatare për një finë uncë, kështu që nuk përjashtohet që në fazën e dytë të shitjes fondi të ketë përfituar më shumë sesa në të parën

Publikuar: 22.12.2010 | 18:01
Lexuar: 414 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime