E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Brenda vitit 2011 është paraparë edhe dislocimi i Higjienës Komunale diku në periferi ku nuk e ndotet ambienti i qytetarëve, të ndërtohen 2-3 salla sportive si dhe terrene të tenisit dhe fushave të tjera sportive, si dhe rruga më e frekuentuar në Çair rruga e Jahja Pashës të zgjerohet dhe të lidhet me qarkoren e Shkupit që do të mundësojë qarkullim më të lirë të automjeteve.
Komuna Ēairit para qytetarėve prezantoi projektet pėr vitin 2011










- Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti mbrëmë në restorantin “Biznis” para qytetarëve të kësaj komune dhe në prani të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëkryeministrit të RM-së, Abdilaqim Ademi, zëvendëskryetarit të Parlamentit Rafiz Haliti, ministrave, deputetëve dhe aktivistëve të kësaj partie, prezantoi projektet e realizuara gjatë vitit 2010 si dhe projektet të cilat duhet të realizohen në vitin 2011.

Me këtë rast kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se që nga konstituimi i komunës së Çairit e ka marrë me seriozitet besimin e shprehur të qytetarëve dhe se edhe përskaj krizave të mëdha të cilat kapluan jo vetëm Maqedoninë por edhe rajonin dhe Evropën janë realizuar projekte të rëndësishme dhe jetike për qytetarët, projekte të cilat kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e standardit të qytetarëve, për të cilën gjë kjo komunë është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian si komunë tejet e suksesshme.

“Komuna e Çairit ka ngritur kapacitete administrative dhe ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që në vitin 2011 në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të realizojmë projekte të cilat do të kontribuojnë dukshëm në realizimin e idealeve tona në ngritjen dhe respektimin e dinjitetit të shqiptarëve në Shkup, siç është promovimi projektit për sheshin “Skëndërbe” i cili me ndihmën e Qeverisë do të bëhet sheshi më i madh në Shkup, në vitin 2011 komuna e Çairit do të jetë ndër komunat e para e cila do të bëjë gasifikimin e tërësishim të komunës, do të realizohet projekti për ditare të digjitalizuara në arsim për të krijuar përmes internetit linkun midis prindërve, shkollës dhe komunës, gjithashtu arritëm me sukses që USHT-ja të disperzohet gjithkund ku ka shqiptarë si dhe një pjesë e tij të vendoset në zemër të Çairit në Çarshi të vjetër dhe bashkë me Universitetin Ballkanik dhe Universitetin e Shkupit e shndërrojnë Çairin në komunë universitare”, tha Mexhiti.

Sipas Mexhitit brenda vitit 2011 është paraparë edhe dislocimi i Higjienës Komunale diku në periferi ku nuk e ndotet ambienti i qytetarëve, të ndërtohen 2-3 salla sportive si dhe terrene të tenisit dhe fushave të tjera sportive, si dhe rruga më e frekuentuar në Çair rruga e Jahja Pashës të zgjerohet dhe të lidhet me qarkoren e Shkupit që do të mundësojë qarkullim më të lirë të automjeteve.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi tha se kjo qeveri po realizon projekte të cilat janë prioritet i Qeverisë dhe BDI-së si Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit siç janë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve si dhe bashkësive të tjera joshumicë, procesi i decentralizimit, përdorimi i gjuhës shqipe, punësimet e shqiptarëve nëpër institucione, investime të mëdha në shëndetësi dhe kulturë etj.

“Deri më tani janë realizuar rreth 1400 punësime të cilat do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, në sferën e shëndetësisë dy vitet e fundit janë bërë investime të mëdha duke filluar nga ndërtimi i ambulancave në viset rurale, sigurimi i pajisjeve të nevojshme për të gjitha klinikat dhe spitalet dhe ndërtimi i qendrës së re diagnostike në klinikën e Tetovës, është bërë institucionalizimi i kulturës përmes themelimit të Muzeut të Alfabetit, themelimi i Muzeut të Lirisë në Çair”, tha Ademi.

Ademi në këtë tubim me theks të veçantë u përqëndrua në procesin e regjistrimit i cili konsiderohet si njëri nga proceset më të rëndësishëm për vitin 2011.

“Ne këtij procesi i jemi qasur me seriozitet që nga miratimi i ligjit për regjistrim e deri tek përfundimi i këtij procesi.Ligji për regjistrim garanton përdorimin e gjuhës shqipe, garanton inkuadrimin e të gjitha subjekteve politike, inkuadrimin e të gjitha bashkësive etnike dhe të gjitha organeve si dhe të gjitha niveleve të cilat do të ndihmojnë procesin e regjistrimit. Dëshirojmë që procesi i regjistrimit të mos politizohet dhe vazhdojmë që edhe mëtutje të bëjmë apel për të pasur unitet të partive politike shqiptare gjatë procesit të regjistrimit dhe shpresoj që këto apele do të kuptohen edhe nga subjektet e tjera politike që të mundet çdo shqiptar i RM-së të regjistrohet. Ligji për regjistrim garanton regjistrimin e çdo qytetari të RM-së pa marrë parasysh se ku gjendet në momentin e regjistrimit, theksoi Ademi.

Sipas liderit të BDI-së Ali Ahmeti zgjedhjet e parakohshme janë humbje kohe dhe humbje e shansit për realizimin e projekteve madhore siç është korridori 8 që është në fund të procedurave, hekurudha Kërçovë –Strugë që është në përfundim e sipër, një varg veprash hidroenergjetike të cilat janë në procesin përfundimtar. Nëse BDI vendosë për zgjedhje do ta njoftojë opinionin pesë gjashtë muaj përpara me qëllim që qytetarët të kenë kohë për të vlerësuar programin qeverisës.

“Bashkimi Demokratik për Integrim projekton program qeverisës për zgjedhjet e ardhshme, nuk do të dalim më me pjesë vetëm që tangojnë një pjesë ku jetojnë shqiptarët, por do të dalim me program Qeverisës edhe për Strumicën edhe për Dibrën, Tetovën edhe për Deve Bairin, pasi që ky është shteti ynë dhe do i dalim zot edhe me program qeverisës dhe ai që do le të na votojë” theksoi Ahmeti.

Rreth kontestit me emrin midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë lideri i BDI-së potencoi se i kanë vendosur në dispozicion të gjitha energjitë që të jenë ndihmues dhe jo pengues në procese madhore, dhe shpreson se kjo çështje me angazhimet e komunitetit ndërkombëtar do të gjejë zgjidhje pasi që zgjidhja është në favor të rajonit si tërësi, në favor të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë.

Publikuar: 23.12.2010 | 11:45
Lexuar: 680 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
agan (23/12/2010 15:57:08) urime vitin 2011 z.kryetar ju deshiroj qe me sukses ta mbaroji edhe shehsin "Skenderbe"

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime