Kryeministri rumun Emil Boc i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, që është i katërti për këtë vit, pasi një njeri kërceu nga ballkoni i dhomës parlamentare për të mbrojtur politikat ekonomike të Bocut.
Rumani: Kërcen nga ballkoni i parlamentit, shpëton qeverinë nga votëbesimi
Kryeministri rumun Emil Boc i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, që është i katërti për këtë vit, pasi një njeri kërceu nga ballkoni i dhomës parlamentare për të mbrojtur politikat ekonomike të Bocut.
Votimi i lejonte koalicionit të brishtë të Bocut që të shkonte përpara me reformat jopopullore të rrepta, të nevojshme për të marrë pakon e shpëtimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nëse do të kishte nevojë.
Debati është pezulluar përkohësisht, pasi që një njeri i identifikuar si punonjës i televizionit publik rumun qëndronte i varur në kangjellat kërceu poshtë, ndërsa Boc po bëhej gati të mbante fjalimin.
Ai është shtruar në spital dhe thuhet se është në gjendje stabile.