Përfaqësuesit e shërbimit për arsim dhe zyra e projekteve pranë Komunës së Gostivarit, i njoftuan të pranishmit me aktivitetet që duhet të ndërmarrin institucionet shkollore për përmirësimin e cilësisë në punë, si dhe mundësinë për të fituar projekte gjatë aplikimit te donator të caktuar.
Forcimi i kapaciteteve të organeve udhëheqëse dhe drejtuese në shkollë, programet dhe rregulloret për punën e saj, vetevaluimi i shkollës, programet zhvillimore si kusht për përmirësimin e kualitetit në procesin edukativo-arsimor ishin temat të cilat u trajtuan në takimin e përbashkët të drejtuesve të institucioneve arsimore në nivel të komunës.
Në këtë takim morën pjesë drejtorët dhe kryetarët e këshillave të të gjithë shkollave fillore dhe të mesme, si dhe të kopshtit të fëmijëve në Gostivar.
Përfaqësuesit e shërbimit për arsim dhe zyra e projekteve pranë Komunës së Gostivarit, i njoftuan të pranishmit me aktivitetet që duhet të ndërmarrin institucionet shkollore për përmirësimin e cilësisë në punë, si dhe mundësinë për të fituar projekte gjatë aplikimit te donator të caktuar.
Ata sqaruan se ekzistojnë praktika të mira në drejtim të fitimit të donacioneve, siç është rasti i fundit me shkollën Ismail Qemali, si dhe kërkuan vigjilencë më të madhe azhurnitet dhe kooperim me faktorët relevantë në komunë për përgatitjen e aplikacioneve.
Përgjegjësit e arsimit, i obliguan shkollat që deri më 1 shkurt 2011, të dorëzojnë Programet zhvillimore të shkollës deri te komuna dhe ato të ngërthejnë nevojat reale të shkollave.