Sipas, Gentian Mullai, zëdhënës i Policisë, kanë qenë shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit dhe ato te Drejtorisë së Policisë, të cilat gjatë shërbimit në kufirin e Gjelbër, kanë konstatuar me anën e mjeteve logjistike, edhe sasinë e lëndës narkotike, të dyshuar si mariuanë.
Albana Allushaj
Të paktën 60 kilogram lëndë narkotike, janë sekuestruar në kufirin e gjelbër Shqiptaro- Grek, mbrëmjen e së mërkurës. Ndërkohë që poseduesit e saj, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe errësira kanë mundur të largohen, drejt shtetit helen, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia.
Sipas, Gentian Mullai, zëdhënës i Policisë, kanë qenë shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit dhe ato te Drejtorisë së Policisë, të cilat gjatë shërbimit në kufirin e Gjelbër, kanë konstatuar me anën e mjeteve logjistike, edhe sasinë e lëndës narkotike, të dyshuar si mariuanë.
Sasia e cila ishte e ndarë në dy çanta shpine, po transportohej nga dy shtetas, të cilët janë pikasur në faqen e malit mbi fshatin Peshkopi e Sipërme të rrethit Gjirokastër, me destinacion shtetin helen.
Nga këqyrja që iu bë çantave rezultoi se në çdo njërën prej tyre kishte nga 30 pako një kilogramshe të mbështjella me letër natriba.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, dhe sëbashku me të edhe dy çanta të vogla me ushqime.
Drejtuesit e Policisë Kufitare, kanë kontaktuar me homologët e palës greke të cilët vijojnë operacionin për kapjen e tyre.
Dy shtetasit që transportonin lëndën narkotike dyshohet se janë dy të rinj nga Libohova, ku për arsye hetimi nuk bëhen te ditur emrat e tyre.
Ditë më parë, gjatë operacionit të koduar "Rebeshi", policia sekuestroi në rrugën nacionale, Gjirokastër-Kakavije, një sasi prej 300 kilogram kg të dyshuar si hashash, ndërkohë që arrestoi një të ri nga Saranda si poseduesin e saj.