E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pamjet filmike për këtë incident thonë diçka tjetër nga ajo që thuhet zyrtarisht. Lidhur me incidentin, drejtuesit e klubit Liria do të takohen sonte në një mbledhje urgjente, për hapat që do të ndërmerren.
Shkup, griset flamuri shqiptar nė njė ndeshje basketbolli















Safet Ademi

Ajo që ndodhi para pak kohësh në Itali duke tronditur botën sportive, është përsëritur një ditë më parë, në ndeshjen e elitës së basketbollit vendor mes Rabotniçkit dhe Lirisë.

Tifozët vendas që përkrahin klubin ‘Rabotniçki’ të njohur me emrin “City park boys” grisën flamurin kombëtar shqiptar dhe fyen në baza nacionale basketbollistët e “Lirisë” pas çerekut të parë të takimit, që luhej në palestrën sportive “Park” në Shkup. Krahas asaj se në palestër kishte pjesëtarë të MPB-së të cilët siguronin këtë ndeshje, kujdestarët nuk kanë regjistruar kurfarë incidenti të tillë, thonë nga SPB Shkup.

“Nuk është regjistruar ndonjë incident djegieje apo grisjeje të flamurit” tha Liza Bendevska zëdhënëse e SPB Shkup.

Pamjet filmike për këtë incident thonë diçka tjetër nga ajo që thuhet zyrtarisht. Lidhur me incidentin, drejtuesit e klubit Liria do të takohen sonte në një mbledhje urgjente, për hapat që do të ndërmerren.

Presioni vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ndërsa shënjestër e tifozëve ishin basketbollistët amerikan që luajnë tek ‘Liria’ të cilët u ofenduan edhe në bazë racore. Urrejtja ndëretnike dhe racore u intensifikua në fund të ndeshjes. Basketbollistët e ‘Lirisë’ u sulmuan në dalje nga salla dhe u goditen me objekte të ndryshme. Në sitin zyrtar të FBM-së, nuk ka kurrfarë informate lidhur me këtë incident dhe tani duhet të priten vendimet e kësaj federate për këtë incident të rëndë.

Ngjarja ndodh vetëm 3 muaj pas asaj kur huliganët serbë ndërprenë ndeshjen e futbollit Itali-Serbi, duke djegur flamurin shqiptar. Kësaj ngjarje shqiptarët që nga Tirana, Shkupi e Prishtina iu kundërpërgjigjën me protesta pranë ambasadave serbe. Ndërkohë FIFA e ndëshkoi Serbinë vetëm me një ndeshje pa publik, dhe një dënim në të holla.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër djegien e flamurit kombëtar shqiptar dhe thirjet raciste kundër popullit shqiptar nga ana e huliganëve të vetëquajtur City Park Boys në ndeshjen e basketbollit midis K.B. Rabotniçki dhe K.B. Liria në Shkup.

Reagon Zgjohu

Lëvizja ZGJOHU! kërkon nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që menjëherë të ndërmerr masa përkatëse kundër huliganëve që po nxisin urrejte ndëretnike nëpërmjet djegies së flamurit shqiptar dhe thirrjeve raciste kundër popullit shqiptar.

ZGJOHU! pret që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejnë vendin e tyre para drejtësisë sa më parë në mënyrë që këto thirrje raciste dhe gjeste shtazarake mos të kalojnë pa u ndëshkuar, gjë që do të inkurajonte edhe të tjerë të ndërmarrin akte të ngjajshme që janë sulm i drejtpërdrejt kundër bashkëjetesës në Maqedoni.

Lëvizja ZGJOHU! gjithashtu kërkon nga Klubi i Basketbollit Rabotniçki të dënojë këtë incident të rëndë dhe të distancohet nga huliganët dhe të bëmat e tyre që në emër të përkrahjes për klubin shprehin urrejtjen për të tjerët.


Publikuar: 23.12.2010 | 19:57
Lexuar: 765 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime