Profesorësha e Univeristetit të Essex-t nga Mbretëria e Bashkuar, Dr. Sara Birch, e cila punon për organizatën e Kombeve të Bashkuara, është duke qendruar në Maqedoni me një grup kolegësh me të cilët janë duke mbledhur të dhëna dhe duke analizuar zgjedhjet në Maqedoni për të mundësuar një project më të cilin do të ndihmojnë në ndalimin e fenomenit ekzistues, votimit familjar dhe votimit për tjetrin gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoni. Dr. Sara Birch, në një intervistë ekskluzive për FAKTI-n thotë se qytetarët e Maqedonisë meritojnë tu mundësohet e drejta e votmit të fshehtë
INTERVISTË ME EKSPERTEN E ZGJEDHJEVE DR. SARA BIRCH
Intervistoi: HALIT AJDINI
FAKTI: Cilat janë përshtypjet e juaja gjatë këtyre ditëve në Maqedoni?
Dr. Birch: Maqedonia është një shtet shumë i zhvilluar evropian dhe besoj se qytetarët e saj duhet të kenë të drejtën e votimit të fshehtë. Besoj se qytetarët duhet të kenë zgjedhja të drejta. Kjo do ta përforcon pozicionin e maqedonisë në kominitet ndërkombatr dhe do ta lehtësoj integrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian. Mbesin disa probleme që duhet të kapërcehen. Votmi familjar dhe votimi në emër të tjetër kujtë është njëri nga këto probleme. Sepse, votimi i fshehtë luan rol kryesor në ligin ndërkombatar, për shkak se të gjithë deklaratat dhe konventat ndërkombatre për të drejtat e njeriut i përbajnë këto. Votmi i fshehtë është thellbësor për qytetarët e Maqedonisë.
FAKTI: Këtu po pregatitni një project për të parandaluar votmin familjar dhe në emër të tjetër kujtë?
Dr. Birch: Jam këtu për të punuar për programin për zhvillim të Komëbeve të Bashkuara që realizon në kuadër të UNDP-së. Ky program do të meret me votimin familjar dhe me votimin në emer të tjetër kujtë. Votimi familjar është ai votim në të cilën shkon e gjithë familja dhe votojnë në grup, ndërsa votimi për personat e tjerë është kur njëri mer letërnjoftimin e dikuj tjetër dhe voton në emër të tijë. Kjo është shkelje e të drejtës së votmit të fshtë. Sheklje e drejtë të votë së fshtë është shumë serioz. Nuk kemi vëzhguar votimet, por kemi lexuar raportet vendore dhe ndërkombëtare që e vërtetojnë atë praktikë. Gjatë qendrimit tonë dhejtëditorë jemi takuar me shumë njerëz, me shumë organizata joqeveritare dhe me Komisonin Shtetror zgjedhor dhe ata poashtu kanë konfirmuar këto të dhëna.
FAKTI: Cili është problemi kryesor sipas jush nga të dhënat që keni marë nga këto organizata dhe insitucione dhe ku më shumë është e theksuar votimi familjar dhe në emër të tjetër kujt?
Dr. Birch: Ende nuke mi të dhëna konkrete se në cilat vendë është më e thekuar. Faza e parë e projektit është mbledhja e të dhënave, analiza e të dhënave dhe pastaj do të krijohet plani strategjik i punës.
FAKTI: A mendoni se vetë Kodi zgjedhor është një problem serioz për votimin familjar dhe votimin e njërit për të tjerët?
Dr. Birch: Kodi zgjedhor në përgjithësi është i mirë. Ka disa sfida për të cilët mendojmë se duhet të përmisohen. Problematike është pikërishtë ajo pjesë Kodit I cili lejon dikëndë të ndihmoj gjatë procesit të votimit ose votimit të përbashkët ose me asistencë dhe kjo çonë deri te shkelja e të drejtës së votmit të fshehtë.
FAKTI: Si e mendoni zgjedhjen e këtij problemi?
Dr. Birch: Ka metoda tjera se si u mundësohet analfatëve të votojnë. Njëri nga ata është krijimi i një feltë votimi më të qartë dhe e dyta duke edukuar votuesit dhe pjesmarësit tjerë në votime. Shëmbull të një votimi të mirë, ku ka analfabetë është Afrika ku votohet pa problem edhe nga ana e analfabetëve. Nëse problemi mund të zgjidhet në Afrikë, ky sigurishtë mund të zgjedhet edhe në Maqedoni.
FAKTI: Çfar tjetër duhet të bëhet që zgjedhjet të jenë në nazë të standardeve?
Dr. Birch:. Mekanazmat për zbatimin e ligjit mund të përforcohen. Ky është edhe njëri nga qëllimet e këtij projekti. Siç e dini KSHZ-ja ka punuar në mënyrë active në 2006 dhe kanë patur punu shumë me rëndësi që votimit të jenë të qeta. KSHZ-ja nuk mud të merë masa nëse paregullësitë nuk raportohen shkeljet që mund të ndodhin në ditën e votimit. Kështu është e nevojshme që të gjithë pjesmarësit në zgjedhje të kryejnë punën e tyre në bazë të regullave të zgjedhjeve.
FAKTI: Çfar përmban konkretishtë projekti i UNDP-së, për votmin familjar dhe votimin e dikujt në emër të tjetrit?
Dr. Birch:. Projekti do të zhvillohet njëzet muaj. Do të jetë një diapazon i gjëre i grupeve punuese në këtë project. Do të jetë i kyqur Komisoni Shtetror Zgjedhor, Komisionet lokale, partitë politike, qeveria lokale me barazimin gjinorë që ekzistojnë në pushtetin local, organizatat joqeveritare dhe vetë votuesit. Aktiviteti i projektit tonë do të fokuset që problemin e votimit familjar dhe në emër të tjetër kujtë ta sjellim në agjenden politike, në rëndë të ditës të politikanëve dhe të krijojnë kapacitet në shtet për tu marë më ketë problem dhe të edukohet elektorati për të drejtat e tyre që kanë gjatë ditës së votimit. Që të vij ky problem në agjendën politike, do të këtë seminare të nivelit të lartë me partotë politike, ku do të jenë të ftuar edhe mediat që të kontribuojnë. Do të thotë ndërtimin e kapaciteteve do të këtë për qëllim Komisioni Shtetor zgjedhor dhe organet relevante dhe të ndërtohen kapacitete tjera për organizatat dhe qytetarët të cilët do të meren me zgjedhjet dhe të raportojnë në mënyrë objective në qoftë se ka shkelje të procesit të votimit gjatë zgjedhjes. Projekti do të kërkoj edhe ndihmën e mediave, që na mënyrë sa më të mirë të komunikojnë porosinë e këtij projekti. Kompnete e tretë e projektit do të jetë edukimi i elektoratit për të drjetat e tij gjatë ditës së votimit. Kjo do të bëhet edhe nëpërmjet mediumeve. Pastaj edhe orranizatat joqeveritare. E drejta e votmit të fshehtë është e pa cenueshme. Partitë politike dhe të gjithë pjesmarësit në zgjedhje duhet të kuptojnë se zgjedhjet e lira janë shancë i mirë i Maqedonisë për integrimin e saj në strukturat evropiane.
FAKTI: Qeveria e pregatitur plotësim ndryshimet e Kodit zgjedhor, më të cilën parashihen votimi i diasporës. Si mendoni ju, a ka kapacitete Maqedoni që të zhvilloj zgjedhje edhe në diasporë duke marë parasyshë numrin e vogël të përfaqësive diplomatike kozullare?
Dr. Birch:. Se a do të votoj diaspora a jo, kjo është çështje e insitutcioneve të Maqedonisë dhe kjo është çështje politike për të cilën ne nuk përzihemi. Mirpo nëse vendoset që diaspora të votoj, duhet të shikohen mundësitë teknike të atij ligji ku parasheh votimin e diasporës, për shkak se është fatkeqësi nëse një ligj miratohet dhe nuk ka mundësi të aplikimit të drjetë dhe në këtë mënyrë do të pengoj më shumë votimin e drejtë.