E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, prej sot e deri më 1 prill do të qëndrojë në Gjenevë, Zvicër, ku do të marrë pjesë në sesionin e 63-të të Komisionit evropian të Kombeve të Bashkuara për Evropë (UNECE).
Ministri Besimi nė Gjenevė nė sesionin e Komisionit ekonomik tė KB-sė pėr Evropė







Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, prej sot e deri më 1 prill do të qëndrojë në Gjenevë, Zvicër, ku do të marrë pjesë në sesionin e 63-të të Komisionit evropian të Kombeve të Bashkuara për Evropë (UNECE).

Tema qendrore të sesionit janë "Zhvillimi ekonomik në rajonin e Evropës" dhe "Ballafaqimi dhe adoptimi me ndryshimet klimatike - puna e UNECE-së: Transformimi i qëllimeve globale dhe angazhimeve në rezultate rajonale".

Ministri Besimi, sot, në suaza të sesionit të panel diskutimit të tretë do të flasë në temën "Ndikimi i krizës financiare ndaj ekonomive të vogla dhe të hapura".

Sipas axhendës, nesër, ministri Besimi do të ralizojë takime me përfaqësues të lartë të Organizatës botërore tregtare-OBT, të Forumit botëror ekonomik, të UNKTAND-it dhe të EFTA-s.

Komisioni ekonomik pranë KB-së për Evropë takohet në çdo dy vite, për shkak të konfirmimit të kahjeve strategjike të Programit të vet për punë dhe paraqet forum për dialog në nivel më të lartë për zhvillimin ekonomik në rajon.

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Jan Kubish në sesionine 63-të të Komisionit ekonomik për Evropë zyrtarisht do ta ndërmarrë detyrën e sekretarit të ri ekzekutov të Komisionit.

Komisioni ekonomik për Evropë është themeluar në vitin 1947 nga Këshilli ekonomik-social pranë KB-së dhe është njëri ndër pesë komisionet rajonale të Organizatës botërore, krahas atyre për Azinë dhe Pacifikun, për Amerikën Latine dhe Karaibet, për Afrikën dhe për Azinë Perëndimore.

Qëllimi i tij kryesor është promovimi i integrimit ekonomik panevropian përmes debateve në çështje ekonomike dhe të tjera lidhur me ekonominë. Në ECE bëjnë pjesë 56 vende, mes të cilave anëtare të BE-së dhe shtete të tjera nga Evropa, shtete nga Komonuelti i shteteve të pavarura, si dhe nga Amerika Veriore.

ECE siguron analiza, këshilla për politika dhe mbështetje të qeverive në pajtueshmëri me mandatin global të KB-së në sferën ekonomike dhe në bashkëpunim me institucione të tjera ndërkombëtare të cilët janë faktorë të skenës globale. Komisioni gjithashtu vendosë norma, standarde dhe konventa për lehtësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në suaza dhe jashtë rajonit.

Sfera në të cilat ECE ofron ekspertizë janë bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik ekonomik, energjia, mjedisi jetësor, ambientimi dhe menaxhimi me prona, popullata, statistika, tregtia dhe transporti. Mbi 70 organizata ndërkombëtare profesionale dhe organizata të tjera joqeveritare, gjithashtu marrin pjesë në aktivitetet e ECE-së.

Publikuar: 30.03.2009 | 18:16
Lexuar: 634 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime