E diel, 26.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I thashë: “Për popullin, që të ngrihet vetëdija e tyre se me kë kanë punë”. Sinqerisht sa herë që kam publikuar ndonjë skandal në gazetë, kam besuar se së paku lexuesit do të reagojnë ndaj padrejtësive që iu bëhen atyre.
Populli urtė e butė









Arbana Xharra

Para disa muajsh më pati pyetur një profesor i gazetarisë nga Nebraska: “Ke gati dhjetë vjet që shkruan për korrupsionin, a ke arritur ta dërgosh dikë në burg?” Kur i thashë jo, më pyeti me çudi, “pse atëherë po vazhdon të shkruash?”

I thashë: “Për popullin, që të ngrihet vetëdija e tyre se me kë kanë punë”. Sinqerisht sa herë që kam publikuar ndonjë skandal në gazetë, kam besuar se së paku lexuesit do të reagojnë ndaj padrejtësive që iu bëhen atyre.

Na është “shterur zëri “ duke nxjerrë në shesh skandale me të cilat po duket se janë imunizuar shumica.

Ky është stadi më i rrezikshëm kur nisim të mishërohemi me të keqen që na servohet e gatshme përpara syve tanë për çdo ditë. Manipulimet me zgjedhje janë skandali më i fundit.

Për çdo ditë po na del nga një e re sesi e ku u vodhën votat. Paturpësia e politikanëve tanë sa vjen e rritet, ata bile as që po merren me këtë çështje, tash kanë punë tjera, të merren me pazaret se kush me kë të formojë koalicion.

Të gjithë këtë komoditet populli është duke iu ofruar. Në vend se të ngrihen në këmbë e të organizojnë protesta paqësore kundër këtij procesi të degraduar zgjedhor, ne rrimë e shohim seri se kush me kë po bën pazare për të marrë pushtetin në dorë.

Dorën në zemër, populli është ai që në këtë rast po bën kompromis me këtë skandal, sepse e ka në dorë stopimin e tij. Po të ndodhte kjo marri në ndonjë vend tjetër, padyshim se revolta do të shprehej me protesta masive.

E në Kosovë pikërisht urtësia dhe durimi kaq i madh i popullit, pa tentuar t’i demaskojë këta politikanë, ka bërë që këta politikëbërës të veprojnë në komoditet pa iu prishur tymi nga askush.

Politikanë këta që nuk e llogarisin këtë popull as për qenie njerëzore, duke i shkelur të drejtën themelore të votës pa fijen e turpit, po vazhdojnë të luajnë.

Për më pak se një javë u harruan vjedhjet e votave dhe të gjithë kanë drejtuar sytë nga koalicionet e mundshme.

A është e mundur që secili skandal të kalojë kaq lehtë pa u ndëshkuar. Ndërkohë dolën raporte të tjera që e shpërqendruan tërësisht vëmendjen nga procesi i manipuluar zgjedhor. Tash presim të shohim se kush me kë do të ndajë mallin që ka mbetur pa u vjedhur.

Publikuar: 24.12.2010 | 14:29
Lexuar: 2194 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime