Matjet e fundit tregojnë se kuota e tij tani arrin 693.56 metra lartësi mbidetare. Gjendja me liqenin deri para disa muajve ishte më shumë se kritike. Për shkak të periudhës së thatë vitin e shkuar, ai u lëshua në pikën minimale të lejuar 693.10 metra përkatësisht rreth 40 cm më ulët se deri më tash.
Moti i ngrohtë, bora dhe shiu këtë dimër ishin të mirëseardhura për liqenin e Ohrit. Gjatë tre muajve të fundit niveli i tij është rritur për saktësisht 39 cm. Kjo do të thotë se në liqe kanë hyrë rreth 130 milion metër kub ujë. Matjet e fundit tregojnë se kuota e tij tani arrin 693.56 metra lartësi mbidetare. Gjendja me liqenin deri para disa muajve ishte më shumë se kritike. Për shkak të periudhës së thatë vitin e shkuar, ai u lëshua në pikën minimale të lejuar 693.10 metra përkatësisht rreth 40 cm më ulët se deri më tash.
Rritja për 39 cm e nivelit nuk do ta zgjidh problemin. Sasitë e reja të ujit nuk do të jenë të mjaftueshme. Liqeni mund të gjendet në një situatë të njejtë të palakmueshme sikurse edhe para disa muajve nëse shteti nuk e zgjidh çështjen e lëshimit të ujit përmes Drinit të Zi për nevojat energjetike të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Gjatë verës kur temperatura e ujit është 24 gradë, avullohen madje 17 metra kub të sipërfaqes së liqenit në dit. , thonë ekspertët.
Këtë pranverë liqeni duhet të mbushet edhe me sasi të tjera të ujit për shkak të borës në Galiçicë dhe në malet e tjera përreth në Maqedoni dhe Shqipëri, megjithatë problemi te Drini i Zi në Strugë është evident.
Liqeni tani ka ujë, por nëse nuk e zgjidhim këtë problem, këto sasi nëse nuk ka rreshje gjatë verës, do të shpenzohen dhe për herë do të shkojmë në atë pikë kritike. Ky prag ose sistem rregullues është i përkohshëm dhe është krijuar në vitet e 60-ta. Me të manipulon secili sikurse dëshiron dhe andaj i njëjti duhet të krijohet që të mos lejohet rënia e nivelit të liqenit nën 693.10 metra' thotë Zdravko Krstanovski nga Enti hidrobiologjik i Ohrit.
Bëhet fjalë për marrëveshjen midis ish Shqipërisë së Enverit dhe Jugosllavisë së Titos me të cilën ishte rregulluar lëshimi i ujit nga liqeni për hidrocentralet në Shqipëri. Të brengosur janë edhe ekologët. Ata thonë se kjo marrëveshje duhet të ndryshohet pasi që nga koha kur ajo është firmosur e deri më tash, klima në botë është ndryshuar me të madhe.
Temperaturat do të rriteshin, kurse me këtë do të shkaktohet rritja e avullimit të ujit nga liqeni dhe kjo na brengos në veçanti, thekson Gjoko Gjorsheski nga Shoqata ekologjike Grashnica.
Nga hidrocentralet e Maqedonisë për televizionin Alsat thonë se niveli i liqenit vazhdimisht ndiqet dhe sipas tyre për momentin aspak nuk lëshohet uji për nevojat e Shqipërisë fqinje, por vetëm për hidrocentralet tona Shpilje dhe Glloboçicë.alsat-m