E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Janë gjithsej 11 disiplina sportive që përfitojnë shpërblim në rast suksesesh nga vendimi i qeverisë. Këto janë futbolli, basketbolli, volejbolli, atletika, gjimnastika, noti, peshëngritja, boksi, mundja, qitja dhe xhudo. Ndërkohë që sportistët e rinj për të njëjtin sukses përfitojnë 25% më pak se shpërblimet e sportistëve të rritur.
Speciale/ Medaljet e arit tė Majlinda Kelmendit dhe njohja si sport elitar, arritjet e Xhudos nė 2010-ėn







Gjergji Mima

- Viti 2010 ka rezultuar mjaft i suksesshëm për sportin e xhudos në Shqipëri. Arritja më e madhe e xhudos këtë vit është njohja e tij, në muajin prill, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si një prej 11 sporteve elitare në Shqipëri, të cilët marrin shpërblime nga MTKRS në rast të sukseseve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Janë gjithsej 11 disiplina sportive që përfitojnë shpërblim në rast suksesesh nga vendimi i qeverisë. Këto janë futbolli, basketbolli, volejbolli, atletika, gjimnastika, noti, peshëngritja, boksi, mundja, qitja dhe xhudo. Ndërkohë që sportistët e rinj për të njëjtin sukses përfitojnë 25% më pak se shpërblimet e sportistëve të rritur.

Federata Shqiptare e Xhudos përcaktoi një strategji të qartë për vitin 2010, e cila mbështetej në dy shtylla kryesore: masivizimin e këtij sporti në vend dhe evidentimin e sportistëve cilësorë.

Edhe në vitin 2010 xhudistja kosovare, që garon për flamurin shqiptar, Majlinda Kelmendi, arriti disa rezultate pozitive, teksa fitoi medalje ari në Kupën Evropiane të zhvilluar në Sarajevë në muajin prill.

Ndërsa në muajin maj, Kelmendi fitoi sërish medalje ari në turneun e Tunizisë, i cili i ka sjellë asaj 200 pikë për një kualifikim të mundshëm drejt Lojërave Olimpike "Londër 2012".
Majlinda Kelmendi

Medalja e tretë e artë për Majlinda Kelmendin erdhi në muajin shtator në Samokov të Bullgarisë, kur u shpall kampione Evrope për të reja në peshën 52 kg, duke u konfirmuar edhe këtë vit si sportistja më e mirë shqiptare e xhudos në arenën ndërkombëtare. Ndërsa për 2011-ën objektivi i parë i Kelmendit do të jetë triumfi në Kupën e Botës, që do të zhvillohet në datat 29-30 janar, në Bullgari.

Për trajnerin e saj Driton Kuka, "edhe në 2011-ën Majlinda Kelmendi do të jetë kryefjala e aktiviteteve ndërkombëtare për sportin e xhudos".

Ndërkohë që në Shqipëri sporti i xhudos ka njohur një ekip dominues. Vllaznia e Shkodrës është shpallur kampione për meshkuj dhe femra në kampionatin kombëtar të xhudos, të organizuar në muajin prill, në Tiranë.

Kampionët si individë tek meshkujt për Vllazninë kanë qenë në peshën 66 kilogram Paulo Jakini, 81 kilogram Ylli Ujka, 90 kilogram Alfons Babani, 100 kilogram Ndoc Ndoci. Vllaznia doli e para si ekip, duke lënë në vend të dytë dhe të tretë ekipet e Besëlidhjes dhe Flamurtarit.

Edhe për femra, Vllaznia doli e para si ekip, duke lënë në vend të dytë ekipin e Don Boskos. Kampionet si individ për femra për Vllazninë u shpallën Brikena Bregu, në peshën 52 kilogram dhe Aurora Shkoza në peshën 57 kilogram.

Por sporti i xhudos ka njohur rritje në 2010-ën edhe përsa u përket moshave. Kështu Shqipëria ka bërë një përfaqësim cilesor në kampionatin ballkanik U-15 të sportit të xhudos, të zhvilluar në muajin korrik në Hercegnovi të Malit të Zi.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, "ekipi shqiptar përbëhej nga 9 sportistë, trajnerë e gjyqtarë në këtë kampionat. Për ekipin shqiptar në këtë kampionat vlen të përmendim sportistin Indrit Çullhaj, që konkuroi në kategorinë 55 kg dhe u rendit i treti në Ballkan".

Viti 2010 për sportin e xhudos u mbyll me turneun e 9-të Mbarëkombëtar të zhvilluar në muajin dhjetor në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, ku dominuan ekipi i Kosovës dhe xhudisti i tij, Akil Jakova në peshën 60 kg, i cili u shpall dhe si sportisit më i mirë i turneut.

Aktiviteti, i cili i shërbeu rritjes së cilësisë sportive, ishte mbyllja e denjë e një viti me suksese të sportit të xhudos në Shqipëri.

Publikuar: 24.12.2010 | 15:04
Lexuar: 619 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime