E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Krahas kësaj, ministri turk i Mbrojtjes Vexhdi Gjonyl, i cili së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, sot në Qendrën riparuese teknike do të dorëzojë edhe donacion për nevojat e ARM-së në vlerë prej rreth 253.000 dollarë.
Turqia vazhdon tė ndihmojė Maqedoninė










Maqedonia dhe Turqia sot nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar. Me marrëveshjen parashihet që Turqia vitin e ardhshëm t'i donojë Maqedonisë ndihmë ushtarake sipas zgjedhjes së vendit në shumë prej rreth një milionë dollarë amerikanë.

Krahas kësaj, ministri turk i Mbrojtjes Vexhdi Gjonyl, i cili së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, sot në Qendrën riparuese teknike do të dorëzojë edhe donacion për nevojat e ARM-së në vlerë prej rreth 253.000 dollarë.

Gjonyl pas nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se edhe krahas asaj që Maqedonia dhe Turqia nuk kanë kufi të përbashkët, populli turk e ndjen Maqedoninë si fqinjin më të mirë.

"Turqia nuk është vetëm vendi i parë i cili e njohu Maqedoninë dhe e para dërgoi ambasador, por e njohu vendin me të kaluarën e saj historike 100-vjeçare, e jo me ndonjë shkurtesë", tha Gjonyl.

Ai theksoi se nga vizita e tij e parë në vend në vitin 2004 Maqedonia ka përparuar shumë në sferën e mbrojtjes dhe demokracisë.

"Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes është hap përpara për vendosjen e bashkëpunimit në nivel më të larë në bashkëpunimin ekzistues veçmë të shkëlqyeshëm midis dy vendeve. Qoftë nëse bëhet fjalë për stërvitje ushtarake ose për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes, bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të rritet posaçërisht në sferën e industrisë mbrojtëse", tha Gjonyl.

Ministri turk i Mbrojtjes theksoi se vendi i tij është i gatshëm t'i ndajë përvojat e saj me Maqedoninë në sferën e mbrojtjes, qoftë nëse bëhet fjalë për sferën e standardeve ushtarake ose, madje, për industrinë ushtarake. Ai shtoi se ushtarët dhe eprorët e Maqedonisë tregojnë performansa të shkëlqyeshme në kuadër të misioneve të përbashkëta. Gjonyl e ftoi ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë që së shpejti të shkojnë në Turqi për vizitë kthyese.

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Zoran Konjanovski, tha se bashkëpunimi ushtarak me Turqinë ka filluar nga vitit 1993, ndërsa është intensifikuar në vitin 1994.

"Vitin në të cilin si Ministri e Mbrojtjes kishim kontakte jashtëzakonisht të rëndësishme ndërkombëtare nuk mundeshim ta mbyllim bashkëpunimin ndërkombëtar me takim më të mirë se sa me mikun tonë të dëshmuar, ministrin Gjonyl. Ai nuk lëshoi rastin që në asnjë takim të ministrave të mbrojtjes në të cilën marrim pjesë të mos kërkojë fjalë dhe të mos e mbështet Republikën e Maqedonisë", deklaroi Konjanovski.

Turqia, siç tha, është një prej partnerëve më të rëndësishëm i cili ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve të ARM-së edhe gjatë viteve të kaluara ka donuar pajisje në vlerë prej 16 milionë dollarë për armatën e Maqedonisë. Krahas kësaj, më shumë se 600 oficerë dhe nënoficerë të ARM-së ka ndjekur stërvitje dhe kurse të ndryshme në Turqi.

"Qëllimi ynë është që sa më shpejtë të bëhemi pjesë e NATO-s, ndërsa për këtë na duhen miqtë. E dimë se Turqia është një prej partnerëve tanë më të fuqishëm të cilët na japin dhe do të na japin mbështetje në rrugën drejt Aleancës", theksoi Konjanovski

Publikuar: 24.12.2010 | 23:37
Lexuar: 461 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime