Yllka Gashi, në festivalin e akademive boterore "Setkani-Encounter" në Brno të Çekisë, mori shperblimin "Marta 2004" për aktore më të mirë me rolin e vajzës në tragjedinë pa text "Babai" të autores Zana Hoxha, ajo ndryshe njihet edhe si zjarri i familjes moderne, njera nder aktoret me te bukura shqiptare ju flet me poshte por ne cilesine e nje zonje shtepie pasi statusi i saj tashme eshte nderuar dhe ajo nuk eshte beqareshe, per shume gjera lexoni me poshte.
Yllka Gashi është një aktore e talentuar që me role të ndryshme ka zëne vend të merituar në pleadën e artistëve shqiptar. Edhe pse e diplomuar në vitin 2004, ajo ne skenë është që nga mosha 17 vjeçare dhe prej atëherë asaj nuk i kanë munguar ofertat e ndryshme për angazhime në planin aktrimit. Yllka Gashi, në festivalin e akademive boterore "Setkani-Encounter" në Brno të Çekisë, mori shperblimin "Marta 2004" për aktore më të mirë me rolin e vajzës në tragjedinë pa text "Babai" të autores Zana Hoxha, ajo ndryshe njihet edhe si zjarri i familjes moderne, njera nder aktoret me te bukura shqiptare ju flet me poshte por ne cilesine e nje zonje shtepie pasi statusi i saj tashme eshte nderuar dhe ajo nuk eshte beqareshe, per shume gjera lexoni me poshte.
Intervistoi:
Blerand Rexhepi
E bukur,sharmante dhe teper e kendeshme per ekran,si ia arrine gjithe keto Yllka?
Falemnderit per komplimentet së pari! Të gjitha këto më duken si veti të lindura, dicka të cilat natyralisht i ke dhe nuk ke nevojë të investosh në to.
Ngjan ne karakter Yllka me Zanen ?Ekrani dhe prapaskena janë gati njësoj?
Jo aspak. Yllka dhe Zana jane krejtesisht të ndryshme. Këtë e kam thënë shpeh here dhe me duket e panevojshme te perseritem. Megjithatë, pos faktit që unë e luaj këtë personazh asgjë tjetër nuk kemi të përbashkët.
Ju pengon kur njerezit ne rruge u therasin Zana ?
Jo.. Perkundrazi kjo për mua është bërë pjesë e përditshmërtisë.
Cilat janë aktivitet momentale në të cilat jeni e angazhuar?
Vazhdoj provat dhe xhirimet e sezonit të 7-të të serialit Familja Moderne. Poashtu jam e angazhuar në dy shfaqje të ndryshme, njëra në Teatrin Kombëtar në Prishtinë,komedia Dejzilend e autorit Christopher Durang në regji të Agon Myftarit dhe tjetra Vdekja dhe vasha e Ariel Dorfman në regji të Fatos Berishës.
Je shume e sukseshme dhe njera nder aktoret me te pelqyera per momentin ne Kosove, do vecoje ndonje gje qe ndoshta publiku akoma nuk e din ?
Ëëëëëëëë
. Di të vozis por nuk kam ende veturë timen
.Hahaha!
Pasi që në ekran çdo herë i kushtoni rendësi të veçantë pamjes suaj, sa kohë shpenzoni jashtë ekranit për dukjen tuaj?
Jo shumë. Rëndësi të vecantë i kushtoj higjienës personale. Jam tip shumë pedant , mirëpo nuk kam shumë kohë për të ndenjur gajtë para pasqyrës. Fal Zotit, këtë të fundit sa herë e shikoj ndjehem mirë. Hahaha!
Si arrini të jeni në top formë, me anë të dietave, vizitoni fitnesin ndonjehere?
Nuk jam gjithmonë në top formë, sidoqoftë falemnderit për komplimentin. Jam tip që e dua ushqimin dhe llojllojshmërinë e tij, por ndonjëherë kur e kaloj kufirin mbaj edhe dietë për ta pastruar organizmin. Ndërsa për fitnesin nuk kam kohë sepse orari im ditor gjithmonë është shumë i ngjeshur me aktivitete.
Mund te them qe je e lindur per aktore,po per ty cfarë rëndësie ka aktrimi në jetën tënde?
Është profesioni im! Është ajo prej së cilës unë jetoj, kështuqë ka rëndësi shumë të madhe dhe të vecantë. Nuk mund ta paramendojë veten ndryshe pos si aktore!
Pasi qe tashme keni filluar jeten tuaj bashkshortore, konkretisht cili do të jetë profesioni juaj me të cilin do të merreni në të ardhmen?
Do vazhdoj te merrem me të njëjtin profesion që jam marrë deri tash. Do të jem aktore.
Pervec ne serialin Familja moderne, keni ndonjë ofertë të re ?
Po. Bile momentalisht kam aq shumë oferta saqë më duhet shpesh të refuzoj e të zgjedhë midis mundësive dhe disa prej tyre më duhet ti kthej mbrapshtë
Nga fotot qe pash te publikuara ne internet dukeni nje nuse shume e bukur, dhe nje cift shum i kendshem, si kaluat ne ditet e mjaltit ?
Për këtë pyetje më duhet ta them një varg të Frank Sinatrës: I want to be a part of it -NewYork New York!. Fantazi
Ky muaj për ne ishte sikur emri i tij
krejt MJALTË!!!
Edhe pse ka pak kohe qe jeni martuar, si kalon tash nje dite e Yllkes, dallon nga ditet e beqarise ?
Jo, shumë. Pos faktit që prej se jam kthyer nga muaji i majliti që e kaluam në New York jam shumë më e zënë me obligime profesionale.