E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga dëshmitë e siguruara është vërtetuar se një pjesë e të ardhurave ilegalisht të realizuara, të denoncuarit i kanë paguar të punësuarit në shoqatat e theksuara, pa u paguar kontributet e parapara me ligj.
Nė rastin










- Ministria e Punëve të Brendshme në bashkërendim me Drejtorinë për të ardhura publike (DAP) dhe me Drejtorinë për parandalim të larjes së parave, parashtroi kallëzime penale kundër 23 personave fizikë, 18 nga të cilët janë shtetas i Maqedonisë, një shtetas turk, ndërsa katër janë nga Kosova, të cilët figurojnë si pronarë, drejtues dhe punonjës në më shumë firma me seli në rrugën "Pero Nakov", si dhe kundër 10 subjekteve juridike.

Siç kumtoi sot në konferencën shtyp zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, ata dyshohen për vepra të kryera penale "shoqërim kriminal", "fshehje të tatimit", "larje parash", "shpërdorim të detyrës dhe të autorizimeve zyrtare", "dëmtim ose privilegjim i kreditorëve", "shkelje e të drejtave nga pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj" si dhe "parandalim i dëshmimit" në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2010.

Këto janë, përmendi Kotevski rezultatet nga operacioni "Pezhishkë" që është zhvilluar në tridhjet ditët e kaluara.

Nga dëshmitë e siguruara është vërtetuar se një pjesë e të ardhurave ilegalisht të realizuara, të denoncuarit i kanë paguar të punësuarit në shoqatat e theksuara, pa u paguar kontributet e parapara me ligj.

"Në periudhën e njejtë, të denoncuarit përmes planit paraprakisht të përgatitur, qëllimisht në moslikuidm i kanë sjellur edhe gjashtë subjektet juridike dhe atë "Vreme Eç", "Sinim", "Tërgokos", "Stratus", "Vreme Trejd" dhe "Aks-stra", me qëllim që t'i dëmtojnë kreditorët, të cilët nuk kanë arritur prej tyre të paguajnë kërkesë në vlerë prej afërsisht 140.000.000 denarëve, sepse e gjithë prona e firmave është transferuar pa bazë ekonomike dhe bazë të realtë kreditore - debitore, shoqatave të tjera, të cilat i kanë kontrolluar të paditurit", informoi Kotevski.

Sipas MPB-së, është vendosur sistem i veprimit ilegal me të cilin e gjithë prona e shoqërisë, të cilët kanë qenë ose është dashur të jenë josolventë, është bartur tek të tjerët në pronësi të të paditurve, ndërsa të kontrolluar nga i dyshuari i parë. Janë transferuar edhe mjete bazë.

"Pronarët e rinj ('Akstra trejd', 'A1', 'Plus produksion' dhe 'Hedis') edhe pse e kanë ditur se automjetet janë lëndë e veprave penale, me qëllim që ta mbulojnë pronësinë gjoja i kanë blerë me çka kanë kryer vepër penale 'larje parash' në vlerë prej 18,6 milionë denarëve", tha Kotevski.

Nga aktivitetet e ndërmarra janë siguruar dëshmi për dyshime për veprat e kryera penale dhe me urdhër të Gjykatës themelore Shkupi 1, janë kryer bastisje në 11 objekte, me ç'rast janë prangosur 16 persona.

Nuk janë arrestuar shtatë të denoncuar, katër nga të cilët janë shtetas të huaj. Siç sqaroi Kotevski, janë në kërkim të tyre.

"Kemi informacione se gjoja akoma ndodhen në vend, por nëse fshihen nuk e dimë. Momentalishjt janë të pakapshëm për policinë dhe MPB-ja i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për locimin e tyre, gjetjen dhe nxjerrjen para drejtësisë", përmendi Kotevski.

DAP-i zbatoi kontrolle tatimore tek 12 persona juridikë. Në bazë të ekspertizës së kryer, sip kumtoi drejtori i Drejtorisë, Goran Trajkovski, janë konstatuar 1,74 miliardë denarë ose 17,48 milionë euro të ardhura joligjore.

Rrjedhja e parave nga të ardhurat joligjore është e ditur. Tash për tash është konfirmuar transferi i 200.000 eurove në firmë nga Kroacia. Për ato nuk është marrë kurrfarë malli, as shërbimi.

Trajkovski sqaroi se pjesa më e madhe e subhekteve jurudike mes vete kanë fatiruar qarkullim të shërbimeve të mira me çmime më të ulëta nga të furnizuarat qlë është tre klasik botërorer i zbatimit të çmimeve transfere me qëllim të shmangies së obligimeve tatimore.

DAP-i së shpejti do të dalë edhe me numër për vlerën e tatimit të personal të fshehur nga të ardhurat.

Policia financiare paralajmëroi kontrolime të të gjitha raporteve debitore-kreditore, nga të cilat do të dalin çfarëdo qoftë baza për mëdyshje. Hetimi vazhdon edhe varësisht nga verdikti mund të zgjerohet. Do të aplikohen kontrolle pavarësisht se për cilin person juridik ose fizik bëhet fjalë.

Publikuar: 24.12.2010 | 23:44
Lexuar: 473 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime