Prezantimi i cili organizohet në kuadër të projektit "Dashuri e shëndoshë për rini të shëndoshë" i cili tashmë zgjatën që prej muajit Maj 2010 se pari mbuloi aspektin ligjërues të kësaj teme ndërsa përfundoi me transmetimin e materialit audiovizuel ku trajtohej tema e sëmundjeve transmetuese seksuale.
Me përkrahje të asociacionit HERA dhe në bashkëpunim me përgjegjësen për mbrojtjen shëndetësore, sociale dhe barazi gjinore znj. Nora Taravari si dhe ligjërueses Majlinda Ademi sot në sallën e këshillit komunal në prezencë të mbi 100 nxënësve nga të gjitha shkollat e mesme të komunës së Gostivarit u mbajt prezantim dhe ligjërim për preventivën nga sëmundjet transmetuese seksuale.
Prezantimi i cili organizohet në kuadër të projektit "Dashuri e shëndoshë për rini të shëndoshë" i cili tashmë zgjatën që prej muajit Maj 2010 se pari mbuloi aspektin ligjërues të kësaj teme ndërsa përfundoi me transmetimin e materialit audiovizuel ku trajtohej tema e sëmundjeve transmetuese seksuale.
Projekti pritet të përfundoj në Janar të vitit 2011 ku duhet të miratohet strategjia për mbrotje të shëndetit seksual nga ana e këshillit komunal të komunës së Gostivarit.