E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thellohen akuzat në raportin ndërmjet Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe lëvizjes “Vetëvendosje!”. Muharrem Xhemajli, kreu i organizatave ka çuar më tutje përplasjen duke e shpjeguar se pse mendon që Lëvizja Vetëvendosje! ka elemente pro-sllave.
Kreu i OVL-UĒK, akuzon Albin Kurtin pėr lidhje me shėrbimin sekret serb



Thellohen akuzat në raportin ndërmjet Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe lëvizjes “Vetëvendosje!”. Muharrem Xhemajli, kreu i organizatave ka çuar më tutje përplasjen duke e shpjeguar se pse mendon që Lëvizja Vetëvendosje! ka elemente pro-sllave.

“Albin Kurti pas luftës dhe pas lirimit nga burgu ka mbajtur kontakte të vazhdueshme deri në vitin 2004 me inspektorë të shërbimit sekret serb dhe me njerëz të armatës serbe. Ai është takuar me vëllezërit Daçiq nga Klina, njëri inspektor i shërbimit sekret e tjetri pjesëtar i armatës serbe”, ka thënë Xhemajli në emisionin Interaktiv të së premtes në KTV.

Sipas tij, në dijeni për lidhjet e Kurtit me serbët janë edhe institucionet e Kosovës. Xhemajli ka bërë të ditur se do të padisë Lëvizjen Vetëvendosje për shpifje, pasi që thotë se nuk ka hyrë asnjëherë në vendvotime në Krajkovë të Drenasit, për të mbushur fletëvotime të PDK-së, siç thotë Vetëvendosje!

Publikuar: 25.12.2010 | 11:25
Lexuar: 689 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
faimi (26/12/2010 03:04:56) kto jan rrena se albi kurti asht njeriu maj ipastri nkosov sika durt eperlime se muharrem xhemajli mos fol kot se edim mamir ne

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime