E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Skenës së Teatrit Kombëtar i kthehet edhe një herë komedia "Alegreto Albania", nën drejtimin e regjisori Altin Basha. Publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë shfaqjen në datat 2 dhe 3 prill. Në komedinë e ngujimit të autorit Stefan Çapaliku, luajnë aktorët Mirush Kabashi, Ahmet Pasha, Vasian Lami dhe krahas tyre katër aktorët e rinj: Olta Daku, Gazmend Paja, Xhejni Fama e Klea Konomi. Skenografia e kostumet i përkasin Iliriana Loxhës,












Komedia me regji të Altin Bashës ngjitet në skenë në datat 2 dhe 3 prill

Skenës së Teatrit Kombëtar i kthehet edhe një herë komedia "Alegreto Albania", nën drejtimin e regjisori Altin Basha. Publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë shfaqjen në datat 2 dhe 3 prill.

Në komedinë e ngujimit të autorit Stefan Çapaliku, luajnë aktorët Mirush Kabashi, Ahmet Pasha, Vasian Lami dhe krahas tyre katër aktorët e rinj: Olta Daku, Gazmend Paja, Xhejni Fama e Klea Konomi. Skenografia e kostumet i përkasin Iliriana Loxhës,

ndërsa muzika është e Ramazan Kaponit. Vepra është një udhëtim brenda universit të individit në realitetin e sotëm. Në qendër të saj vihet një kryefamiljar i ngujuar së bashku me familjen e tij.

I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, sepse njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit se do e marrin hakun te më i miri.

I zoti i shtëpisë i ka bërë apel vetes, se kush mund të ishte më i miri dhe pas shumë dyshimesh i ka rezultuar vetja. E gjitha kjo ndodh kur jashtë shtëpisë, në qytet, ka nisur stina koncertore "Alegreto Albania"...

Shqip

Publikuar: 31.03.2009 | 04:51
Lexuar: 927 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime