Zëdhënësi i Agjencisë për refugjatë të KB-së (UNHCR) Fatumata Lezheune Kaba deklaroi se pjesa më e madhe e qytetarëve, që e kanë braktisur vendin pas zgjedhjeve të 28 nëntorit, vijnë nga fshatrat e pjesës perëndimore të vendit. Ai theksoi se ata kanë ecur me ditë të tëra që të shmangin përleshje eventuale.
- Rreth 14 mijë njerëz kanë braktisur Bregun e Fildishtë drejt Liberisë fqinje pas mosmarrëveshjeve që po shoqërojnë zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar, njoftojnë Kombet e Bashkuara.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se është e përgatitur për 30 mijë refugjatë nga Bregu i Fildishtë në rajon.
Zëdhënësi i Agjencisë për refugjatë të KB-së (UNHCR) Fatumata Lezheune Kaba deklaroi se pjesa më e madhe e qytetarëve, që e kanë braktisur vendin pas zgjedhjeve të 28 nëntorit, vijnë nga fshatrat e pjesës perëndimore të vendit. Ai theksoi se ata kanë ecur me ditë të tëra që të shmangin përleshje eventuale.
Shumica e atyre që po largohen janë mbështetësit e Alsane Ouataras, i cili ndërkombëtarisht është njohur si president i ri i vendit.
Presidenti aktual, Laurent Gbagbo nuk pranon ta lëshojë postin me arsyetimin se rezultatet e zgjedhjeve nuk janë të sakta, sepse ka paszr parregullsi tlë caktuara në pjesën veriroe të vendit.