E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Peqinin në orët e pasdites së dielë. Një 22 vjeçar, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy automjeteve në këtë aks rrugor, ndërroi jetë në spital.
Aksidenti nė Elbasan-Peqin, rėndohet bilanci




Agim Salliu 40 vjeç Bernarda Dibra 18 vjeç dhe Alban Hokja, 22 vjeç qe ndërroi jetë në spital, janë personat që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes fatale mes një makine tip Volkswagen më një një tjetër mjet tip Opel.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë, Klodian Kreca 30 vjeç, Sanie Salliu 50 vjeç, Orion Salliu 21 vjeç dhe Oriona Balla 19 vjeç.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë që dyshimet e para mbeten ato të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe e terrenit të rrëshqitshëm të rrugës si pasojë e reshjeve të shiut.

Ky ishte aksidenti i katërt brenda 24 orëve të fundit, që përgjak edhe më tej rrugët shqiptare në këto ditë festash duke çuar në 8 numrin e viktimave. (tch)

Publikuar: 27.12.2010 | 10:04
Lexuar: 495 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime