E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Alarmet për bombë në Itali kanë marrë dhenë, duke përfshirë edhe ambasadën shqiptare që ndodhet në Romë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në selinë diplomatike shqiptare është gjetur një pako e dyshimtë.
Itali: Alarm nė ambasadėn shqiptare



Alarmet për bombë në Itali kanë marrë dhenë, duke përfshirë edhe ambasadën shqiptare që ndodhet në Romë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në selinë diplomatike shqiptare është gjetur një pako e dyshimtë.

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e eksplozivit, të cilët kanë analizuar pakon dhe pasi e kanë hapur kanë gjetur në të vetëm një kalendar.

Kështu, alarmi është tërhequr, por autoritetet policore italiane po hetojnë për identifikimin e autorëve që kanë dërguar pakon.

Gjatë ditës së sotme një varg alarmesh kanë ardhur nga ambasadat e Venezuelës, Danimarkës, Principatës së Monakos dhe Finlandës, por që kanë rezultuar të rremë.

I vërtetë ka rezultuar vetëm ai në ambasadën greke, ku është gjetur një pako bombë, të cilën, sipas mediave italiane, specialistët po përpiqen ta çaktivizojnë.

Publikuar: 27.12.2010 | 21:01
Lexuar: 349 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime