Peshku është një prej ushqimeve më të shëndetshme të dietës tonë por sa peshk duhet të hanë gratë shtatzëna apo a duhet të hanë peshk. Një prej yjeve të tavolinës, peshku dhe molusqet kanë zënë vend të parë dhe rekomandohet si frutdhënës në mbajtjen e një diete të shëndetshme, dhe të një zemre të shëndetshme.
Ndërsa tuna, salmoni etj, rekomandohen shpesh, për efektin e ngrënies së peshkut nga gratë shtatzëna flitet shumë pak. Aq me pak të qartë janë faktet rreth këtij fenomeni. A është e rezikshme ngrënia e peshkut për fëmijët ne bark, a ndikon merkuri që gjendet në peshk tek këto qenie të brishta. A duhet të konsumojnë mamatë shtatzëne peshk e shumë pyetje të tjera. Shpeshherë studimet kanë dhënë rezultate konfliktuese rreth kësaj teme. Dhe mendimet e ekspertet reth kësaj fushe. Robert Goyer, i University of Western Ontario, mbështet konkluzionin e EPA (agjencisë për mbrojtjen e mjedisit) se nënat shtatzëne duhet të bëjnë kujdes me konsumimin e peshkut sepse toksiciteti i merkurit mund të dëmtoje fëmijën në bark. Peshku dhe prodhimet e detit përmbajnë një sere vlerash ushqimore dhe proteina, janë të pasura ne saturated fats, dhe përmbajnë omega-3 fatty acids.
Një diete e balancuar me peshk mundëson një rritje të shëndetshme e normale të fëmijës, dhe gjithashtu një zemër të shëndetshme. Nënat dhe fëmijët në moshë të vogël duhet të përfshijnë në dietë peshk për shkak të vlerave ushqimore të shumta. Deklaruan të dyja agjencitë se bashku. Por meqenëse shumë specie peshku kane nivele të larta merkuri, mund të jenë të dëmshme për fëmijët e palindur apo ata të një moshe të njomë. Merkuri mund të dëmtojë zhvillimin e trurit. Duhet të bëhet kujdes për modifikimin e dietës në qoftë se: planifikoni të mbeteni shtatzëne, jeni shtatzëne apo jeni duke mbajtur ne gji një fëmijë të vogël. Këshillat e EPA dhe FDA për gratë shtatzëna, që planifikojnë të mbeten shtatzëne apo që kanë fëmijë të vegjël: Mos hani: Më shumë se një racion peshk në javë.
Lloji i peshkut: Peshqit grabitqare si peshkaqeni peshku shpate etj, kane nivele shumë më të larte merkuri se peshqit e tjerë dhe nuk rekomandohen. Peshqit lokale: të kapur në lumenj dhe liqene mund të kenë nivele shumë herë më të lart merkuri dhe nuk rekomandohen. Merkuri gjendet në mënyrë natyrale në ujë por djegia e mbeturinave, minierat dhe derdhja e mbetjeve industriale krijon një rritje të sasisë në ushqimin që konsumojmë. Merkuri grumbullohet në gjak dhe megjithëse trupi e nxjerr jashtë ketë lënde, merr rreth një vit për tu pastruar nga nivelet e larta, kështu që për nënat e reja që planifikojnë një fëmijë duhet të kenë kujdes me dietën shumë kohë më parë se të jenë shtatzëna.