E hënë, 22.12.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen kompot, prevede, marmelatë. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% tanin.
Vetitė e thanave




Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël. Për të shuar etjen te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet: Merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa here që i sëmuri ka etje për ujë. Rakia e prodhuar nga frutat e thanës përdoret kundër ekzemës së lëkurës, duke marrë një filxhan kafeje në mëngjes esëll.

Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut: Merren 300gram bërthama të thanës dhe piqen si kafeja derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri herë në ditë 1-3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rriturit marrin nga një lugë gjelle tri here në ditë. Mielli i thanave të pjekura përdoret për pudrosjen e fshikave në rastet e ekzemës së lëkurës. Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës: Merren 30 gram eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë

Publikuar: 27.12.2010 | 21:26
Lexuar: 2463 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime