Optimistë më të mëdhenj se qytetarët e Maqedonisë, për vitin e ardhshëm janë banorët e Kosovës (55 për qind), ndërsa më pak qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës (22), të Bullgarisë (21) dhe të Serbisë (11 për qind).
- Tridhjetë e tre për qind e qytetarëve të Maqedonisë presin që viti 2011 të jetë më i mirë se viti 2010, 34 për qind mendojnë se do të jetë i njëjtë, ndërsa 30 për qind se do të jetë më i keq, tregojnë rezultatet nga hulumtimi "Global barometar" i Galup interneshënëll.
Optimistë më të mëdhenj se qytetarët e Maqedonisë, për vitin e ardhshëm janë banorët e Kosovës (55 për qind), ndërsa më pak qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës (22), të Bullgarisë (21) dhe të Serbisë (11 për qind).
Në pyetjen nëse viti 2011 do të jetë vit i prosperitetit ekonomik, 21 për qind e të anketuarve të qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur në mënyrë pohore, 42 për qind se do të jetë i njëjtë, ndërsa 34 presin më keq.
Për qytetarët e Maqedonisë, problem më i madh ekonomik mbetet papunësia. Dyzetë e pesë për qind presin që ajo deri në vitin e ardhshëm të rritet, 24 që të ulet, ndërsa 27 për qind mendojnë se do të mbetet në nivel vjetor.
Hulumtimi i Galupit, i mbajtur në 53 vende në të cilat jetojnë 76 për qind e popullatës botërore, tregon se 42 për qind e të anketuarëve presin që viti 2011 në nivel global të jetë më i mirë se viti 2010, ndërsa 19 për qind janë pesimistë.
Në Maqedoni janë anketuar 1.213 persona në periudhën prej datës 22 deri më 29 tetor të këtij viti.