E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Londër nesër për të diskutuar planet për përballimin e krizës aktuale ekonomike. G-20 është grupi i vendeve më të fuqishme që së bashku përfaqësojnë 85 për qind të ekonomisë botërore. Në të ka fuqi të tilla si SHBA dhe Gjermania, por edhe ekonomi që po rishfaqen si Brazili dhe Kina.
Liderėt botėrorė nė samitin G-20 nė Londėr









Është një grupim jo formal që fillimisht u krijua pas krizës financiare aziatike në 1999 për të diskutuar bashkëpunimin ndërkombëtar midis ministrave të financës dhe bankierëve.

Por në realitet, ai ka marrë një rëndësi edhe më të madhe nga ngadalësimi i thellë ekonomik që pasoi me takimin e parë të mbajtur në nëntor në Uashington.

Në atë takim u premtua bashkëpunim i koordinuar për të përballuar krizën. Tani qeveria britanike që ka presidencën e G-20 thirri këtë takim në Londër për përballimin e krizës.

Kryeministri britanik Gordon Braun beson se qëllimi i samitit është rihartimi i sistemit financiar botëror. Së pari udhëheqësit duan të arrijnë një marrëveshje për veprim më të koordinuar për të ringjallur ekonominë botërore. Së dyti, do të ketë përpjekje për të parandaluar kriza të ardhshme duke forcuar rregullat ndërkombëtare të bankave dhe institucioneve të tjera financiare.

Së treti, ata gjithashtu shpresojnë të ketë një projekt për reformë të ardhshme duke përfshirë ndryshime të organizatave ndërkombëtare që kanë për detyrë rregullimin e ekonomisë botërore si FMN që t'i jepet më shumë zë vendeve më të varfra.

Mbi të gjitha, shpresohet që samiti do të parandalojë rënie drejt proteksionizmit duke i ofruar vendeve shpresën se duke punuar së bashku është rruga më efektive për të përballuar krizën.

Ka disa probleme për arritjen e një marrëveshje të gjerë mbi reformimin e ekonomisë botërore.

Së pari, planet do të funksionojnë vetëm nëse ka pjesëmarrje të plotë të SHBA, ekonomia më e madhe në botë. Presidenti i ri Barak Obama, ende nuk ka shpehur ndonjë pikëpamje të fortë se deri ku do të përkrahë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në veçanti mund të ketë ndryshime të mëdha mbi atë se si duhet rregulluar ekonomia botërore. Dhe për këtë nuk pritet që SHBA të bjerë dakord për një standard të vetëm që do të aplikohet edhe për sektorin e brendshëm financiar, siç duan disa evropianë.

Ristrukturimi i institucioneve ndërkombëtare gjithashtu do të jetë çështje e debatueshme pasi duke i dhënë më shumë pushtet vendeve me tregje të reja si Kina dhe Brazili, do të thotë t'i marrësh vendeve evropiane pushtetin dhe influencën që kanë në FMN dhe Bankën Botërore.

Kur shumë vende po laçojnë plane stimuluese globale, do të jetë relativisht e lehtë për të rënë dakord për përkrahjen e masave të tilla në parim. Por nuk është e qartë nëse takimi do të çojë drejt angazhimeve të reja shpenzuese nga qeveritë dhe nëse këto do të përkrahen nga tregjet financiare që do të duhet të blejnë borxhin. Vendet e vogla gjithashtu do të zhgënjehen nga mungesa e ndikimit.

Po ashtu planet për të hartuar një sistem të ri të rregullave globale në fushën e financës mund të jenë të ngadalta për t'u materializuar pasi më parë duhet të arrihet një konsensus mbi atë se cilat duhet të jenë parimet e rregullave dhe nëse këto do të anashkalojnë rregullat ekzistuese si marrëveshja e Bazelit që ndihmon në rregullimin e sistemit bankar.

Samiti në Londër është i dyti me radhë në grupin e vendeve nga G-20. I pari është mbajtur më 15 nëntor vitin e kaluar në Uashington, nën udhëheqjen e ish-presidentit të SHBA-së Xhorxh Bush. Anëtarë të grupit të njëzet vendeve më të fuqishme ekonomike në botë dhe atyre të cilat më shpejtë zhvillohen janë Argjentina, Australia, Brazili, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Indonezia, India Japonia, Koreja Jugore, Afrika Jugore, Kina, Maksikoja, Rusia, Arabia Saudite, SHBA-ja dhe Turqia, si dhe Bashkimi Evriopian. mb/ab/7:44


Publikuar: 01.04.2009 | 03:01
Lexuar: 430 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime