Filmi i metrazhit të shkurtër Tri dritare, i realizuar nga studentët e USHT-së, Faton Bajraktari regjisor, Latif Husolli kamera dhe montazhi dhe Fatmire Dardhishta grimi, të udhëhequr nga profesori Isa Qosja, ka fituar tre çmime ndërkombëtare. Ishim në Swiss Kos, një festival ndërkombëtar i organizuar në Basel të Zvicrës.
Studentët e Fakultetit të Arteve të USHT-së, nga Programi studimor i Artit dramatik, vazhdojnë të arrijnë rezultate kulmore në të gjitha aktivitetet dhe festivalet që paraqiten, madje edhe në ato ndërkombëtare.
Filmi i metrazhit të shkurtër Tri dritare, i realizuar nga studentët e USHT-së, Faton Bajraktari regjisor, Latif Husolli kamera dhe montazhi dhe Fatmire Dardhishta grimi, të udhëhequr nga profesori Isa Qosja, ka fituar tre çmime ndërkombëtare. Ishim në Swiss Kos, një festival ndërkombëtar i organizuar në Basel të Zvicrës.
Festivali tjetër është Hyjnesha në Front, në qytetin e Gjilanit, dhe çmimi i fundit është Tirana film fest, në të cilin kemi marrë çmimin, Filmi më i mirë i shkurtër kombëtar, deklaroi Faton Bajraktari, regjisor i filmit.
Kamerën dhe montazhin e këtij filmi të metrazhit të shkurtër e ka bërë Latif Husolli, i cili për punën e tij është shpërblyer disa herë me çmime të ndryshme. Asistente e regjisë në këtë film, i cili fitoi çmime në këto festivale ndërkombëtare është Diellza Miftari.
Gjithsesi, më i kënaquri për këtë arritje të studentëve është profesori i tyre, regjisori i mirënjohur Isa Qosja, i cili këtë sukses të studentëve të tij e konsideron edhe sukses personal parimisht e konsideroj ndoshta ndër sukseset e mia të mira, kisha thënë për faktin që fitojnë studentët, meqë ata janë ardhmëria e kinematografisë.
Unë e konsideroj se kjo ka vlerë dhe ky vërtet është sukses. Dhe e dyta, dëshmohet që në një vend ku punohet edhe pse nuk ka pasur traditë të mëhershme në regjinë e filmit, megjithatë sukseset nuk mungojnë, thotë Isa Qosja, profesor i studentëve të shpërblyer.
Filmi Tri dritare është realizuar me një buxhet tejet të vogël, afër 5000 euro, zgjat tridhjetë minuta, ndërsa është xhiruar në Kosovë. Tematika e filmit flet për dhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë dhe përballja e tyre me pasojat pas përfundimit të luftës.