Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi sot në Gjenevë në kuadër të Sesionit të 63 -të të Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën u takua me përfaqësues të disa asociacioneve ekonomike ndërkombëtare.
Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi sot në Gjenevë në kuadër të Sesionit të 63 -të të Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën u takua me përfaqësues të disa asociacioneve ekonomike ndërkombëtare.
Besimi, u takau me përfaqësues të Asociacionit evropian për tregti të lirë (EFTA), Qendra ndërkombëtare për tregti (ITC), Forumi botëror ekonomik (VEF), Konferenca e KB-së për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) dhe Organizata botërore tregtare (STO).
Ministri i Ekonomisë deklaroi se me sekretarin e përgjithshëm në Sekretariatin e EFTA-s, Kare Brin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tregtinë e Republikës së Maqedonisë me vendet anëtare të këtij asociacioni.
"Kemi kërkuar nga ata dy gjëra. Një për komulimin diagonal mes Maqedonisë dhe vendeve të EFTA-s dhe të BE-së, dhe për komulimin diagonal për modelin panevropian-mediteran, ku Maqedonia do të përfitojë me atë që prodhimet të cilat i improton si repromateriale për ripërpunim, do të vlerësohen si prodhime nga vendi ynë. Kjo dukshëm do të ndikojë mbi konkurrencën e ekportuesve tanë në vendet e tjera të Evropës", tha Besimi.
Në takim me drejtoreshën e përgjithshme të Qendrës ndërkombëtare për tregti Patricia Francis, ministri i Ekonomisë e ka shprehur bashkëpunimin e deritanishëm të sukesshëm me këtë institucion.
"Të dy projektet e dirtanishme që i kemi marrë nga ITC për zhvillim të përhershëm të eksportit dhe zhvillimi rajonal i turizmit, janë në fazë të përpunimit dhe është kontraktuar aktivitet i përbashkët për gjetjen e donatorëve për realizimin e tyre", deklaroi Besimi. Ai infromoi se përfaqësuesit e kësaj organizate ekonomike kanë shprehur gatishmëri që të marrin pjesë në Konferencën për përparimin e eksportit e cila planifikohet të mbahet në muajin qershor të këtij viti dhe më afër të njihen me bashkësinë e biznesit për mundësitë, strategjitë dhe veglat që i ofron ajo.
Në takimin me Sopuçai Paniçpakti, sekretari i përgjithshëm i UNKTAD-it, Besimi e ka shprehur rëndësinë e pranisë së këtij institucioni në vendet në zhvillim dhe vendet e pazhvilluara. Besimi ka kërkua që UNKTAD të përpunojë raport vjetor për ekonominë e Maqedonisë dhe politikën e investimit. Paniçpakdi e ka pranuar propozimin dhe ka kërkuar që pala e Maqedonisë deri te ata të dorëzojë kërkesë zyrtare.
"Sekretari i përgjithshëm na ofron trajnime të rëndësishme për konkurencë, ekonominë botërore, ndryshimet klimatike, sektorin e shërbimit, procedurat doganore", deklaroi Besimi. Besimi pritet që të realizojë takim bilateral me drejtoin e përgjithshëm të Organizatës tregtare botërore Pakal Lami dhe me drejtorin e përgjithshëm të Forumit ekonomik botëror. /MIA/