E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Goditja ka rezultuar fatale. Dy makinat janë përfshirë nga flakët, duke i marrë kështu jetën dy bashkëshortëve Haxhi dhe Shqiponja Malaj, si dhe vajzës së tyre 5-vjeçare Lala Malaj.
Greqi, aksident, shuhet familja shqiptare










Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Greqi u ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familjeje shqiptare. Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Patran me Athinën, ku makina me të cilën po udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një automjet tjetër.

Goditja ka rezultuar fatale. Dy makinat janë përfshirë nga flakët, duke i marrë kështu jetën dy bashkëshortëve Haxhi dhe Shqiponja Malaj, si dhe vajzës së tyre 5-vjeçare Lala Malaj.

Familja shqiptare po udhëtonte drejt pikës kufitare, për të ardhur në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.

Raportohet se nga aksidenti ka humbur jetën edhe një person që ndodhej në makinën tjetër me të cilën u përplas familja shqiptare.

Shkak i aksidentit duket se ka qenë pikërisht ky i fundit, një 25-vjeçar grek, i cili sipas autoriteteve lokale po ecte me shpejtësi të madhe. (tch)

Publikuar: 28.12.2010 | 13:30
Lexuar: 592 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime