E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Puna e mirë që ndonjëherë e ka bërë Klubi Për Politikë të Jashtme, të shumtën është nxirë nga aktivitetet dhe agjenda personale e Ylli Hoxhës. Zinë personale që është duke i zgjatur prej vitit 2007, Hoxha tashti e ka bartur në shërbim të Isa Mustafës. Bashkë me aktivitetet e KPJ’së.
Klubi i Hoxhės







Ilir Mirena

Moti nuk kam parë fytyrë më të shqetësuar, deri në përmasa komike, se sa të Ylli Hoxhës, në kohën kur po bëhej publik rezultati i zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Ai moment atë e kishte gjetur në studion e një televizioni kosovar dhe trishtimi, shqetësimi e skuqja inatçore i lexoheshin qartë në fytyrë. Bile, as që bënte përpjekje t’i largonte. Artikulimi i pakënaqësisë së tij përplot gulçima, ngjante si pas një ngjitjeje shkallësh brenda një ndërtese njëzetkatëshe i ndjekur nga djalli. Ose, hajt të themi, i një fëmije që i është premtuar diçka e ëmbël, por në fund ka rezultuar me gishta në gojë!

Atij numrat e publikuar nga KQZ disi nuk i përputheshin, e kjo shpërfaqej në fytyrën e zhgënjyer të tij. Prej nga ky trazim emocional i Hoxhës?

Për këtë ndoshta është e nevojshme të bëjmë një retrospektiv të CV’is së tij civilo - politike. Ylli Hoxha është bërë shumë aktiv këtë vit që po kryhet, sidomos muajve të fundit. Prezantimi që i bëhet është ai i njeriut i cili përfaqëson shoqërinë civile, përmes Klubit për Politikë të Jashtme, ku mban postin e Drejtorit Ekzekutiv. I parashutuar nga ky klub tash së voni është metamorfizuar në botën mediale kosovare në cilësi të analistit të pavarur.

Së pari, duhet të bëjmë një dallim mes asaj që përfaqëson Klubi për Politikë të Jashtme, dhe politikat personale të Ylli Hoxhës. Shpeshherë Klubi ka bërë punë të mira – përmes nxitjes së debateve të pakta në vend dhe publikimeve të ndryshme. Mendoj se kjo ka ndodhur falë disa njerëzve dhe emrave të respektuar të cilët janë në Bordin e KPJ’së dhe Këshillin Programor të tij. Veçse, të shumtën puna e mirë që KPJ ka mundur të bëjë është nxirë nga aktivitetet dhe agjenda personale e Ylli Hoxhës.

Të gjithë e mbajmë mend Hoxhën kur ishte zëdhënës i Partisë Reformiste Ora. Pas disfatës së ORA’së në nëntor 2007, Hoxha ngjanë të ketë akumuluar inatet me krejt botën shkaku i dështimit të projektit të tyre politik. Në zinë personale të Hoxhës që është duke zgjatur prej atij viti, gjejmë shumë elemente që kanë për tendencë hakmarrjeje me çdo kusht ndaj atyre që sipas mendjes së tij, ishin shkaktarë që qytetarët e dërguan në koshin e historisë partinë e tyre.

Këto elemente hakmarrjeje i hasim të përkthyera në punën dhe instrumentalizimin që ai ia ka bërë KPJ’së. Ky instrumentalizim sot ka një cak të vetëm: Partinë Demokratike të Kosovës dhe krejt atë që mund ta identifikojmë si frymë politike më të cilën shënjohet historia më e re e Kosovës – lëvizjet ilegale, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe PDK si pasuese e natyrshme a frymës anti-jugosllave në Kosovë. Fatkeqësisht, prapa sulmeve të Hoxhës përvijohet gjithë fryma e ringjallur post-jugosllave në Kosovë, që sot e gjejmë të rigrupuar posaçërisht rreth figurës së komunistit të Jugosllavisë, Isa Mustafa. Edhe pse i ri në moshë, Ylli Hoxha natyrshëm përputhet në ketë frymë – aktivitetet e tij dhe vënia e vetës në shërbim të Mustafës dhe gjenaologjia familjare si trashëgimtarë i Hajredin Hoxhës, një ish-profesori universitar ndër më të zellshmit në luftimin e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptarë në vitet e ’80, e dëshmojnë këtë.

Të kuptohemi, Ylli nuk është i vetëm. Ai ka plotë bashkëmoshatarë dhe bashkëmendimtarë, që kanë mbetur të kurthuar nga fantazma e Jugosllavisë, por për ata shkruajmë njëherë tjetër.

I telekomanduar nga Isa Mustafa, Ylli Hoxha dhe KPJ nuk është duke lënë gurë pa lëvizur që aty ku mundet t’i vejë ndonjë kleçkë PDK’së dhe gjithçkaje që ndërlidhet me emrin e saj.

Ashtu siç kishin sjell dhe proklamuar raportin e David Philips, i cili në esencë për nga masa e shpifjeve ishte i barabartë dhe në të njëjtën linjë me atë të Dick Marty’it, qershiza në tortën e marrëzisë së tij ishte publikimi gjoja i një hulumtimi për preferencat e qytetarëve për koalicionin që do të dal pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Aty shkëlqyeshëm Hoxha e zhveshe synimin e tij: në krejt dëshpërimin që e ka kapluar për humbjen e LDK’së dhe mësuesit të tij Isa Mustafa, ai bënë përpëlitjet e fundit se ndoshta do të mundet që të orientojë edhe se kush me kënd do të bëjë koalicion, krejt me shpresën, dhe duke i dhënë vetës më shumë peshë se sa peshon, se nga dështimet për koalicionin e ardhshëm qeverisës, helbete LDK’së mund t’i mbesë primati i bërjes së qeverisë. Ëndrra n’pikë të ditës...

Do të ishte krejt në rregull sikur Hoxha këtë ta bënte nën petkun e partisë politike, në këtë rast LDK’së, por dëmi dhe mjegulla krijohet kur hulumtime të tilla, raporte të tilla, ambalazhohen si produkte të shoqërisë civile, që në fakt janë produktet të pastra partiake të Isa Mustafës.

Me veprime të tilla, individë si Hoxha, ofrojnë shembullin e mungesës së aftësisë për të vepruar dhe qartazi u lexohet dëshira që tekeve të tyre t’ia përshtatin gjithë terrenin politikë në Kosovë. Me synime që tejkalojnë kapacitetet e tyre intelektuale dhe organizative, njerëz si Hoxha kontaminojnë politikën dhe vet shoqërinë civile kosovare. Në dëshirat keqdashëse që përmes thërrmijave të një sistemi te vdekur (lexo jugosllavë) të luftohen oponentët politikë, Ylli Hoxha i ri në moshë por i plakur politikisht, nuk kanë se çfarë t’i japë vendit.

Përpos ankthit të tij personal.

(Autori është: Anëtar i PDK’së)

Publikuar: 28.12.2010 | 05:58
Lexuar: 585 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime