E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka kaluar nga kinemaja e pavarur, historitë impenjative dhe në fund te përrallat për fëmijë. Tani Gyllenhaal interpreton në një film që drejtohet nga një regjisor, i cili ka fituar çmimin “Oskar”, por shumë shpejt do e shohim në një komedi seksi, që flet për një shpikje revolucionare për gratë.
Maggie Gyllenhaal: Mė pėlqen tė thyej rregulla e tabu






Skena e saj në filmin që e ka bërë të famshme në vitin 2002 “Secretary”, në rolin e një asistente të turpshme, që me një servilizëm të ëmbël dhe sensual kënaq çdo mani të bosit të saj, ka bërë që figura e Maggie Gyllenhaal të jetë shumë e dashur në sytë e publikut: me një bukuri tërheqëse dhe gjithmonë e sigurt në vetvete, Maggie është një artiste që të bën për vete shumë shpejt. Për shumë vite ka qenë heroinë e kinemasë së pavarur. E kujtojmë përkrah Jeff Bridges te “Crazy heart”, por edhe për rolin e saj te “Batman”. Për më tepër është gruaja histerike, në pritje të njohë fatin e bashkëshortit në dramatikun “World Trade Center” të Oliver Stone, dhe një mama fringo e re në komedinë për fëmijë “Nanny McPhee”. Aktorja, e martuar me aktorin Peter Sarsgaard, është nëna e Ramonës, një vogëlusheje katërvjeçare. Babai i saj Stephen Gyllenhaal, është regjisor, ndërsa e ëma Naomi Foner, shkrimtare. Për më tepër është motra e Jake Gyllenhaal, përballë të cilit kishte interpretuar në filmin e famshëm “Donnie Darko”. Tani po shfaqet në ekrane “American life”, filmi i ri i regjisorit, fitues i çmimit “Oskar”, Sam Mendes dhe sapo ka përfunduar së xhiruari një komedi shumë interesante me titullin “Hysteria”, të ambientuar në Londrën viktoriane. “Sam Mendes, që është një mik i familjes sime, më kërkoi me shumë kënaqësi që të merrja pjesë në filmin e tij”, thotë aktorja, e cila festat ka vendosur t’i kalojë në shtëpinë e saj në Nju-Jork. “Kisha 14 muaj që nuk punoja, për t’u marrë krejtësisht me vajzën time, ndaj në sheshin e xhirimeve të ‘American life’ isha plot energji dhe e gatshme të pranoja çdo lloj roli. Por m’u desh që të xhiroja skenat e mia me dy fëmijë, njëri 11 muajsh në krah dhe tjetri pothuajse dy vjeç, që më kapte për krahu. Ishte vërtet për të qeshur. Për tri ditë bëj atë që bëj çdo ditë prej katër vjetësh. Dhe unë që prisja pushime”.

Mëmësia ndryshoi mënyrën tuaj të të punuarit?

Po, që kur kam lindur Ramonën përpiqem të xhiroj vetëm filma që nuk më largojnë për një kohë të gjatë nga shtëpia. Për më tepër po i dedikohem më shumë teatrit, dashurisë sime të parë: interpretova te “Xhaxha Vanja” në Broadway me bashkëshortin tim Peter dhe po mendojmë edhe për të tjera gjëra.

“American life” është një film që tregon jetën e një çifti të ri, që i bie Amerikës rreth e përqark në kërkim të një vendi perfekt për të hedhur rrënjët. Me kë identifikohet kjo histori?

Protagonistët e filmit presin të bëhen prindër dhe nisin një udhëtim për të kërkuar një vend ideal ku të vendosen. Takimi me miqtë dhe të afërmit, mes të cilëve jam edhe unë, në çdo cep të vendit, do t’i ndihmojë të gjejnë brenda tyre idenë e “shtëpisë”. Është e vërtetë që këtu në Amerikë vuajmë nga kompleksi se nuk e dimë se cilat dhe ku janë rrënjët tona: është një kulturë e lëvizshme. Unë nuk e kam përjetuar kurrë këtë ndjesi, Nju-Jorku është djepi im, qyteti im. Por, kur isha shtatzënë, e kuptova se nuk e dija vërtet se çdo të thoshte të ndërtoje një familje, të kishe një fëmijë dhe e ndjeva nevojën për ta mësuar. Në këtë kuptim e identifikova veten me dy të rinjtë protagonistë.

Le të flasim për “Hysteria”, që sapo ka përfunduar xhirimet. Më thuaj të vërtetën: nuk u ndjeve fare në siklet që interpretove në një film ku tema kryesore është shpikja e vibratorit?

Jo, jo. Janë pikërisht këto histori që më pëlqejnë dhe që më argëtojnë si aktore. Nuk kam pasur kurrë frikë të përballem me tema delikate, përkundrazi. Roli im në film është ai i një vajze plot energji, vajza e një psikologu të famshëm që trajtonte histerizmin femëror, si një “mospërputhje seksuale” siç quhej atëherë.

Ka shumë skena seksi?

Jo shumë me seks, por më shumë nga ato ku tregohet për orgazmën. Një subjekt origjinal, që për shumë dhjetëvjeçarë është konsideruar një tabu: mendoni se deri në fund të viteve ‘50, vibratori gjendej i klasifikuar në faqet që nëpër katalogë i kushtoheshin mjekësisë.

Le të ndërrojmë argument. Sapo jeni kthyer nga India, ku keni inauguruar një kompleks shtëpish për fëmijët e braktisur.

Unë dhe im shoq jemi nominuar ambasadorë të “SOS children’s village”. Kemi qenë edhe në Mumbai, ku numri i fëmijëve që jetojnë të vetëm nëpër rrugë më ka tronditur. Çdo njeri ka të drejtën e një familjeje, të dashurisë dhe mbrojtjes së të rriturve. Organizata vepron në 132 vende dhe ne i ndihmojmë të mbledhin fonde për të ndërtuar shtëpi. Ajo që realizuam në Indi ishte një sukses fenomenal: fëmijët na përqafonin e nuk donin të na linin që të largoheshim. U preka me gjithë këto skena.

Edhe si aktore, përmes filmave tuaj, mendon se mund të kontribuosh për përmirësimin e shoqërisë ku jetojmë?

Jam plotësisht e bindur. Në veçanti e ndiej se përgjegjësia ime është të bëj diçka për gratë, në çdo film, qoftë “Mona Lisa Smile”, “SherryBaby” apo “Hysteria”, përpiqem gjithmonë të them dhe të kontribuoj në progresin e gjendjes së femrave nëpërmjet personazheve të mi. Me pak fjalë, nuk e besoj se do të bëj një tjetër “Batman”: me tërhiqte eksperienca e filmave kolosalë, por tani jo më. Unë jap tip që më pëlqen të thyej rregullat, përndryshe nuk argëtohem.

Publikuar: 28.12.2010 | 15:06
Lexuar: 1082 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime