E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpesh ambasadorëve iu atribuohen cilësime, si “zjarrfikës”, “arbitër”,”mediator” etj. Zoti Fuere mund t’i ketë poseduar nga pak të gjitha këto atribute, por atë, mbi të gjitha e karakterizonte prirja për të mos imponuar asnjëherë qëndrime, që nuk janë në interes të një spektri më të gjerë interesash e nevojash.
Ervan Fuere, diplomat i lindur pėr tė qenė i urtė









Skicë për profil


Lindita SEJDIU



Profili i një ambasadori, që përfaqëson interesat e vendit të tij, bashkon përvojën, përkushtimin ndaj detyrës zyrtare dhe njohjen me traditën, kulturën, mentalitetin e popullit të atij vendi, ku ai shërben. Jo të gjithë ambasadorët kanë arritur t’i mbajnë të lidhura në një shteg të gjitha këto aftësi dhe cilësi.

Ndonjëri që qasjen ndaj obligimeve rutinore e ka bërë, duke mos u liruar nga kallëpet e ngurta burokratike, ka ngelur i paregjistruar në kujtesën e qytetarëve dhe institucioneve vendore.

Ka të tjerë, që daljen në terren dhe komunikimin me grupe të caktuara të interesit, përfshi edhe palë të konfrontuara në politikë, e kanë bërë, jo gjithmonë, duke qenë rob të protokolleve diplomatike.

Këta të fundit jo gjithmonë mund t’i shihni me kravata dhe me kostum. Madje mund të ketë ngjarë që ata t’i shihni në ndonjë garë sportive, apo në ndonjë manifestim tradicional.

Ambasadori i Komisionit Europian, Ervan Fuere është sinonim i diplomatit jostereotip. Që nga ardhja e tij në Maqedoni, në vitin 2005, e deri tani, kur ndodhet në prag të largimit, zoti Fuere u përceptua nga popullata vendore, si pjesë e politikës së vendit, sepse ai në të shumtën e rasteve ofroi zgjidhje e alternativë më efikase së vetë plitikanët vendor.

I ardhur nga një rajon, ku lëvizjet tektonike fetare e nacionale kanë përcaktuar procese të rënda e të gjata politike, siç është Republika e Irlandës, Ervan Fuere ka mundur të jetë, mbase veshi më i sprovuar, që ka dëgjuar me vëmendje ankesat e njerëzve të këtushëm për devijimet e shumta, të cilat janë shfaqur në relievin e zymtë social, politik, kulturor etj.

Diplomat me takt, i urtë, me durim të pakrahasueshëm për të dëgjuar bashkëbiseduesin, Fuere diti t’i befasojë edhe skeptikët më të mëdhenj, sepse zgjidhjet që ofronte ai, i testoi koha, si platforma mbi të cilat lëvizën ngjarje e procese.
Shpesh ambasadorëve iu atribuohen cilësime, si “zjarrfikës”, “arbitër”,”mediator” etj. Zoti Fuere mund t’i ketë poseduar nga pak të gjitha këto atribute, por atë, mbi të gjitha e karakterizonte prirja për të mos imponuar asnjëherë qëndrime, që nuk janë në interes të një spektri më të gjerë interesash e nevojash. Për të sensibilizuar këtë prirje, ai nuk përdorte ndonjë aparaturë të sofistikuar diplomatike, por gjithmonë kombinoi shkathtësinë diplomatike me urtësinë e njeriut, që ka përshkuar karrierën e tij në një kontrast gjeografik e kulturologjik që nga Afrika e Jugut në Venezuelë, që nga Kuba në Slloveni, që nga Brukseli në Uashington.

Për Ervan Fuere, mund të thuhet se është diplomat i lindur për të qenë i urtë dhe i shkathtë për të ofruar zgjidhje, kur të tjerët janë skeptikë. Një komb që ka diplomat të formatit të Fueres, ka privilegjin të përfaqësohet në dritën më të mirë të vlerave dhe virtyteve.

Maqedonia mund të quhet vend i privilegjuar, që ishte nikoqire e Ervan Fueres, prej të cilit absorboi fijet e pashkëputura të diplomacisë fine, që ofron gjithmonë atë për të cilën ka nevojë më së shumti vendi. Më shumë se kushdo tjetër, Ervan Fuere e kuptoi Maqedoninë, në ditët e mira dhe të vështira të saja dhe i ofroi gjithmonë vullnetin e mirë të diplomatit dashamirës.

Ervan Fuere erdhi qetë, dhe po shkon kryelartë, me bagazhin e njeriut që ka kryer me nderë detyrën e tij.

Ju faleminderit zoti Fuere!


Publikuar: 28.12.2010 | 08:48
Lexuar: 644 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime