E enjte, 24.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

- Sulmuesi i Dinamos e fiton për herë të dytë trofeun prestigjioz -
Elis Bakaj, lojtari mė i mirė i vitit 2010






Gjergji Mima

- Sulmuesi i Dinamos dhe ekipit kombëtar, Elis Bakaj, u përzgjodh si lojtari më i mirë i Kategorisë Superiore për vitin 2010. Sulmuesi i Dinamos u votua nga trajnerët dhe
kapitenet e 12 skuadrave të Superligës, gjatë një ceremonie festive të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në hotel “Tirana International” me rastin e përfundimit të vitit futbollistik.

Për lojtarin e Kombëtares shqiptare kjo është hera e dytë që e fiton këtë çmim, pas atij të fituar vitin e kaluar. Gjatë sezonit 2010-2011 Bakaj ka shënuar në 16 javët e para 8 gola. Elisi u shpall gjatë këtij viti kampion me Dinamon (sezoni 2009-2010). Për lojtarin
më të mirë të kampionatit shqiptar flitet për një transferim në Turqi
te Sivaspori.

Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti i FSHF-së, Armando Duka, anëtarët e Komitetit Ezkekutiv, trajnerë dhe sportistë nga të gjitha klubet, ish-presidenti Miço Papadhopulli si dhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela.

Duka në fjalën e tij përmendi festimin e 80-vjetorit të FSHF-së, si nga ngjarjet e mëdha të vitit 2010, ardhjen e personaliteteve të larta nga shume federata europiane, përfshirë dhe presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, renditjen e mirë në FIFA (Shqipëria ndodhet në
vendin e 65-të) dhe suksese të tjera në futbollin shqiptar, përfshirë rikonstruksionin dhe ndriçimin e disa stadiumeve.

Publikuar: 28.12.2010 | 08:53
Lexuar: 885 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime