E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Peshëngritësit e ekipit kombëtar, me në krye medalistin Erkand Qerimaj dhe trajnerin Hektor Shaqiri, kërkonin shpërblimet dhe dietat e trajtimit ushqimor përpara se të niseshin për në Botëror, duke protestuar disa ditë.
Speciale/ Peshėngritja shqiptare mes medaljeve dhe protestave gjatė 2010-ės


Gjergji Mima

- Peshëngritja, sporti më elitar në Shqipëri dhe ai që sjell më tepër medalje ndërkombëtare, ka kaluar një vit me suksese, por edhe me probleme të brendshme mes
federatës shqiptare të peshëngritjes dhe peshëngritësve të ekipit kombëtar.

Për këtë rrezikohej edhe pjesëmarrja në aktivitetin më të rëndësishëm të këtij viti për sportin e peshëngritjes, kampionatin Botëror të Antalias (Turqi), i cili u zhvillua në muajin shtator.

Peshëngritësit e ekipit kombëtar, me në krye medalistin Erkand Qerimaj dhe trajnerin Hektor Shaqiri, kërkonin shpërblimet dhe dietat e trajtimit ushqimor përpara se të niseshin për në Botëror, duke protestuar disa ditë.

Pasi Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u shpreh se kërkesat e tyre për të marrë shpërblimet pas rezultateve të arritura do të bëhen konform ligjit, peshëngritësit morën pjesë në Botërorin e Antalias.

Shqipëria u përfaqësua me 10 peshëngritës në këtë aktivitet, ku për femra morrën pjesë Shqiponja Guahcaj në peshën 48 kg, Sherjana Ruci në peshën 53 kg, Romela Begaj e Fetije Kasaj në peshën 58 kg. Ndërkohë, për meshkuj Shqipëria u përfaqësua nga peshëngritësi Romario Avdiraj 56 kg, Daniel Godelli e Briken Calja në peshën 69 kg, Erkand Qerimaj në peshën 77 kg, si dhe Ervis Tabaku dhe Endri Karina në peshën 94 kg.

Rezultatin më të mirë për ekipin kombëtar e arriti peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili u rendit në vendin e 6-të, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm edhe për Lojërat Olimpike "Londër 2012".

Por përveç kampionatit Botëror, peshëngritja ka pasur një kalendar të ngjeshur dhe me suksese gjatë vitit 2010, i cili startoi me kampionatin Evropian të Minskut (Bjellorusi), që u zhvillua në muajin prill.

Në kampionatin e 89-të Evropian të peshëngritjes për meshkuj dhe të 23-in për femra Shqipëria u përfaqësua me Romela Begaj për femra, dhe me tre peshëngritës meshkuj, Erkand Qerimaj në peshën 77 kg, si dhe dyshen e peshës 94 kg, Endri Karina dhe Ervis Tabaku.

Rezultatin më të mirë në këtë Evropian e arriti peshëngritësja Romela Begaj, e cila arriti të fitojë 3 medalje argjendi. Ndërsa peshëngritësi Erkand Qerimaj arriti të fitonte vetëm një medalje bronzi në stilin e shtytjes.

Ndërkohë, në të njëjtën periudhë në Elbasan u zhvillua kampionati kombëtar i të rinjve, ku fitues u shpall ekipi i Flamurtarit.

Në arenën ndërkombëtare Shqipëria mori pjesë edhe në disa kampionate të tjerë të moshave si në Botërorin e Sofjes (Bullgari), i mbajtur në muajin qershor, ku u paraqit me tre peshëngritës nga qyteti i Elbasanit, Briken Calja në peshën 69 kg, Daniel Godelli po në këtë peshë dhe Hysen Pulaku në peshën 77 kg.

Ndërsa Godelli e Calja morën pjesë edhe në kampionatin Evropian të moshës 23 vjeç, që u zhvillua në Limasol (Qipro) në muajin nëntor.

Tre medaljet e arit të fituara nga peshëngritësi Briken Calja dhe tre medaljet e argjendit të fituara nga peshëngritësi tjetër, Daniel Godelli, në Kampionatin Evropian për të rinj në Qipro, kanë qenë dy rezultatet më të mira për peshëngritjen shqiptare gjatë vitit
2010, por edhe për sportin shqiptar në përgjithësi.

Por me gjithë rezultatet pozitive të arritura gjatë këtij viti, peshëngritja ka pasur disa probleme të brendshme ku FSHP ka hedhur poshtë një kërkesë të klubeve për Asamble të Jashtëzakonshme dhe arriti të qetësojë protestat e peshëngritësve të ekipit kombëtar, duke
u dhënë atyre dhe trajnerëve shpërblimet dhe dietat në muajin dhjetor.

Edhe në vitin 2010 peshëngritja konfirmoi se është sporti që sjell më tepër medalje për Shqipërinë. 160 medalje që nga viti 1972, 129 medalje nga viti 2000 deri në vitin 2009 dhe 34 medalje vetëm në vitin 2009 janë shifrat e medaljeve të marra nga peshëngritësit
shqiptarë.

Publikuar: 28.12.2010 | 09:07
Lexuar: 710 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime