E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Partia shqiptare në qeveri BDI është duke ndërmarrë takime me qytetarë. Takimet po zhvillohen pasi Maqedonia nuk arriti të përparojë këtë vit në rrugën e integrimeve dhe në një kohë kur BDI po kritikohet nga opozita.
Kreu i BDI-sė sqaron elektoratin




Në Maqedoni partia shqiptare në qeveri BDI është duke ndërmarrë takime me qytetarë.

Takimet po zhvillohen pasi Maqedonia nuk arriti të përparojë këtë vit në rrugën e integrimeve dhe në një kohë kur BDI po kritikohet nga opozita.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në takimet me qytetarët thotë se duke qenë pjesë e qeverisë çështjet e hapura mund të zgjidhen më mirë në mënyrë institucionale.

Ai për çështjen e emrit tha se është pranë zgjidhjes edhe pse thotë se bëhet fjalë për një problem kompleks.

Në takimet gjithashtu tha se regjistrimi i popullsisë nuk do të jetë në dëm të shqiptarëve.

Po ashtu, ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për bashkëpunim me shërbimet ish-jugosllave.

BDI ka zhvilluar takime me qytetarë në disa komuna dhe janë paralajmëruar të tilla edhe në ditët në vijim.

Ato vinë në kohën kur Maqedonia nuk arriti që të anëtarësohet në NATO dhe BE, për çka partia shqiptare në pushtet angazhohej fuqishëm.

Takimet e BDI-së me qytetarët ndërmerren edhe në kohën kur opozita shqiptare është kritike ndaj rolit siç thotë të saj inferior në qeveri, akuza që nuk pranohen. (bbc)

Publikuar: 28.12.2010 | 23:45
Lexuar: 518 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime