E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ndonjëherë, për këtë jam person shumë i tmerrshëm, sepse mund të jem emocionalisht shumë e përfshirë", ka thënë Kidman për CNN. "Në Kosovë, më kanë nxjerrë jashtë dhe më kanë thënë, 'ky do të jetë një moment shumë emocional për tërë jetën tënde. Do të shihni dhe dëgjoni gjëra që nuk do duhej kurrë as t'i shihni e as t'i dëgjoni", tha ajo.
Kidman nuk harron tmerret e Kosovės





Aktorja e famshme e filmit, Nikol Kidman, ka zbuluar se roli i saj si ambasadore e vullnetit të mirë në UNIFEM, ndonjëherë e ka bërë atë të derdhë lot. Ajo tha se i është dashur të tregohet e fortë në mënyrë që të jetë në gjendje t'i dëgjojë tregimet e viktimave të përdhunimeve pa u ligshtuar.

"Ndonjëherë, për këtë jam person shumë i tmerrshëm, sepse mund të jem emocionalisht shumë e përfshirë", ka thënë Kidman për CNN. "Në Kosovë, më kanë nxjerrë jashtë dhe më kanë thënë, 'ky do të jetë një moment shumë emocional për tërë jetën tënde. Do të shihni dhe dëgjoni gjëra që nuk do duhej kurrë as t'i shihni e as t'i dëgjoni", tha ajo.

Kidman tha se vetë viktimat i kanë dhënë asaj fuqinë për t'i përballuar tregimet e tmerrshme të cilat i dëgjon teksa viziton strehimore. "Ato kanë aq shumë guxim... Kanë ëndrra të mëdha. Unë dua të ndihmojë... (por) Unë bashkëndjej me to dhe kjo pa dyshim se më rrëzon për tokë", është shprehur aktorja e famshme holivudiane, Nikol Kidman.

Publikuar: 29.12.2010 | 09:55
Lexuar: 302 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime