E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për qëllime mjekësore përdoren frutat dhe bishtat e tyre- të thara. Frutat grumbullohen në periudhën e pjekurisë dhe thahen në locale të ajrosura. Bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë, me shije të hidhur.
Vlerat ushqyese tė vishnjės




Për qëllime mjekësore përdoren frutat dhe bishtat e tyre- të thara. Frutat grumbullohen në periudhën e pjekurisë dhe thahen në locale të ajrosura. Bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë, me shije të hidhur. Gjithashtu përdoret lëvorja e degëve dhe goma e vishnjës. Frutat e vishnjës janë të shijshme, ato përdoren për konsum të freskëta dhe të përpunuara në trajtë reçeli, kompoti, prevedeje, likernash etj. Frutat kanë vlera të mira Ushqyese: ato përmbajnë rreth 9% sheqerna. Acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj.

Bishtat e frutave kanë gjetur përdorim të mire për arsye të vetive të tyre diuretike dhe rrudhëse. Me to janë luftuar me sukses gurët dhe rëra e veshkave. Për këtë qëllim përdoret qahi, i cili përgatitet si vijon: Merren 10-15 gram bishta vishnje dh zihen në 200 ml. ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi.

Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mire nga stomaku, ndihmojnë tretjen dhe, kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë anemone. Në këto raste këshillohet: Të konsumohen deri në gjysmë kg. vishnje të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20 ditë. Frutat e vishnjës kanë veti diuretike, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.

Publikuar: 29.12.2010 | 11:31
Lexuar: 723 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime