E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti Barack Obama ka thënë se megjithë vështirësitë, ai ka besim se takimi i G-20 i të enjtes do të reflektojë konsensus të gjerë mbi nevojën për të zgjidhur krizën ekonomike botërore.
Obama bėn thirrje pėr veprim global







Presidenti Barack Obama ka thënë se megjithë vështirësitë, ai ka besim se takimi i G-20 i të enjtes do të reflektojë konsensus të gjerë mbi nevojën për të zgjidhur krizën ekonomike botërore.

Zoti Obama dhe kryeministri britanik, Gordon Brown, kanë bërë me dije pas bisedimeve në Londër se ata presin negociata të forta në samit.

Zoti Obama tha se jo të gjitha problemet do të zgjidheshin, por ai shtoi se ndryshimet midis pjesëmarrësve ishin theksuar më shumë se ç'duhet.

Zoti Brown tha se ai mendonte se udhëheqësit ishin vetëm disa orë larg arritjes së planit ekonomik për rigjallërim të ekonomisë botërore dhe reformës.

Franca më herët tha se do të largohej pa nënshkruar marrëveshjen, nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tyre mbi rregullat e forta fianciare.

Gjermania gjithashtu ka rezervata e saj përsa i perket shpenzimeve të tjera globale.

Publikuar: 01.04.2009 | 04:26
Lexuar: 366 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime