Raportohet se nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak transportues rus, të tipit Antonov, në rajonin Tula, në jug të Moskës, kanë vdekur së paku 11 anëtarë të ekuipazhit, raporton REL.
Raportohet se nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak transportues rus, të tipit Antonov, në rajonin Tula, në jug të Moskës, kanë vdekur së paku 11 anëtarë të ekuipazhit, raporton REL.
Agjencitë ruse të lajmeve, duke u mbështetur në ministrinë e mbrojtjes, raportojnë se aeroplani po fluturonte nga qyteti Voronezh për në Tver, kur u zhduk nga radarët, mbrëmë rreth orës 21:30, sipas kohës së Moskës.
Zyrtarët kanë thënë se të 11 anëtarët e ekuipazhit e kanë humbur jetën.
Nuk janë dhënë shkaqet eventuale të përplasjes.
Aeroplani gjigant An-22 përdoret për transportimin e trupave dhe të pajisjeve të rënda ushtarake, siç janë makinat e blinduara.