Sipas Gashit, Behgjet Pacolli, do të ishte njeriu ideal i cili do ta lidhte Kosovën me botën e zhvilluar, lidhje të cilat do të rritnin mirëqenien ekonomik dhe sociale të qytetarëve të Kosovës.
Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së, ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie për mosekzistimin e vijave të kuqe për ndonjë subjekt apo personalitet politik në vend.
Gashi ka thënë se partia e tij me të drejtë aspiron postin e presidentit të shtetit, pasi sipas tij ka në radhët e veta kandidatin me kredencialet më të larta për këtë post.
Sipas Gashit, Behgjet Pacolli, do të ishte njeriu ideal i cili do ta lidhte Kosovën me botën e zhvilluar, lidhje të cilat do të rritnin mirëqenien ekonomik dhe sociale të qytetarëve të Kosovës.
Mendoj se AKR-ja këtë herë ka një kandidat me kredenciale të larta për këtë post. Pacolli i nominuar nga Koalicioni për Kosovën e Re për president të vendit, do të ishte zgjidhje racionale dhe serioze, ka thënë Gashi. (epoka e re)