Për padronin e kampionëve të Europës, nuk ka dyshime se braziliani ishte njeriu i duhur në këtë moment. Skuadra duhet të rigjejë shpirtin luftarak, besimin dhe pasionin për rezultatet. Leonardo nuk erdhi në këtë klub për arsye rivaliteti, por vetëm sepse duke e njohur mirë, mendojmë se është njeriu i duhur për momentin.
Presidenti i Inter-it, Massimo Moratti, u shpreh i bindur në aftësitë e trajnerit të ri Leonardo, për të rikthyer kampionët e Europës dominues në kampionat dhe Champions League.
Më ka bërë menjëherë përshtypje zgjuarsia e tij, deklaroi Moratti, mbi ish-drejtuesin e Milan-it.
Eshtë një faktor që lehtëson punën e përbashkët. Benitez-i fliste shpesh, ndonjëherë edhe vetëm për tu justifikuar, ndërsa Leonardo nuk e ka këtë zakon.
Për padronin e kampionëve të Europës, nuk ka dyshime se braziliani ishte njeriu i duhur në këtë moment. Skuadra duhet të rigjejë shpirtin luftarak, besimin dhe pasionin për rezultatet. Leonardo nuk erdhi në këtë klub për arsye rivaliteti, por vetëm sepse duke e njohur mirë, mendojmë se është njeriu i duhur për momentin.
E pamundur të shmanget edhe çështja e nxehtë Benitez dhe mënyra traumatike me të cilën përfundoi raporti. Nuk u formua asnjëherë ai raporti me besim të ndërsjelltë që duhet të ekzistojë midis trajnerit dhe presidentit. Shpresoja me të vërtetë që të qëndronte, edhe pse skuadra nuk po jepte atë që prisnim.