E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nezir Kazo, mjek veteriner në komunën e Vergoit, e cilëson shpendin të pasur me proteina dhe të shëndetëshëm për konsumatorin. "Një racion prej 120 gr, ofron rreth 65% të nevojave ditore të një personi në proteina. Mishi i gjelit të detit ka gjysmën e sasisë së yndyrnave të ngopura, në krahasim me mishin e viçit", shpjegon ai.
Reportazh / Gjeli i Detit, simboli i vitit tė ri, i pranishėm edhe nė Sarandė









Telnis Skuqi

- Megjithë mungesën e traditës, gjeli i detit, simboli i festave të fundvitit, po bëhet i kërkuar në Sarandë për tryezën e Vitit të Ri 2011.

Spiro Xhango nga Bajkajt e Delvinës, një prej kultivuesve, shprehet i kënaqur me shitjet e bëra, edhe pse ai pret që blerjet të shtohen deri në 31 dhjetor.

"Në tregun e Sarandës tregtohen gjela deti edhe nga Markati e Livadhjaja. Ata shiten peshë e gjallë, por edhe të therrur në se porositen më parë", shprehet Xhango. Sipas tij, gjeli i detit, ka nisur të bëhet pjesë e tregut të prodhimeve bujqësore e blegtorale të Sarandës.

"Në këto ditë, kur familjet përgatiten për blerjet e fundvitit, vëmendja dhe interesimi i blerësve ndalet edhe në atë pjesë të tregut ku shiten gjelat e detit", sqaron ai, ndërsa nënvizon se në jug të vendit mungon tradita e gatimit të gjelit të detit, sidomos në konsumimin e mishit të tyre.

"Gjeli i detit preferohet shumë nga të ardhurit e 20 viteve të fundit, ndërsa vendasit kanë si simbol të ndërrimit të viteve bakllavanë", shprehet Xhango.

Nezir Kazo, mjek veteriner në komunën e Vergoit, e cilëson shpendin të pasur me proteina dhe të shëndetëshëm për konsumatorin. "Një racion prej 120 gr, ofron rreth 65% të nevojave ditore të një personi në proteina. Mishi i gjelit të detit ka gjysmën e sasisë së yndyrnave të ngopura, në krahasim me mishin e viçit", shpjegon ai.

Për të, gjeli i detit është i pasur me mineralin selenium, një kurë bio kundër sëmundjeve të ndryshme. "Seleniumi ndihmon në riparimin dhe sintezën e ADN-së në qelizat e dëmtuara, ndalon zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe ndihmon në veteliminimin e tyre", sqaron Kazo.

Aleks Tusha, kuzhinier prej 55 vjetësh, thotë se gjeli i detit gatuhet në disa mënyra, por në Sarandë preferohet me bukë misri. "Në jug të vendit, sidomos në zona malore, shumë familje e blejnë këtë shpend disa muaj përpara festave dhe kujdesen vetë deri në fundvit", pohon Aleksi, ndërsa tregon se fillimisht gjelit të detit vlon disa minuta për të lehtësuar pastrimin në brendësi të tij. Pas kësaj, vijon kuzhinerieri, mishi lyhet me kripë, piper, gjalpë dhe limon për t'u vendosur në furrë me temperaturë 180 gradë celsius për 30 minuta.

"Gjatë qëndrimit në furrë gjeli i detit spërkatet disa herë me lëngun e vet, derisa piqen mirë", thotë Aleksi, duke shtuar se pas pjekjes hidhet qepa e grirë e skuqur me gjalpë, dhjozëm, pak ujë dhe në fund bukë misri.

"Pjata e gjelit të detit duhet të serviret e ngrohtë dhe e shoqëruar me verë të bardhë", sugjeron Aleksi. "Sot, amvisat shqiptare janë të bindura se kjo është një mënyrë e trashëguar prej qindra vjetësh", përfundon ai.

Publikuar: 29.12.2010 | 16:22
Lexuar: 1002 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime