Në anketën e CNN-it dhe institucionit Opinion risërç thuhet se 78 për qind demokratëve e mbështesin kandidaturën e dytë të Barak Obamës, përderisa 19 për qind konsiderojnë se partia duhet të emërojë tjetër kandidat.
Presidenti amerikan Barak Obama ka mbështetje nga demokratët për nominim presidencial edhe në vitin 2012, ndërsa guvernatorja e Alaskës, Sara Pejlin humbi një pjesë të mbështetjes mes republikanëve, thuhet në rezultatet e anketës.
Në anketën e CNN-it dhe institucionit Opinion risërç thuhet se 78 për qind demokratëve e mbështesin kandidaturën e dytë të Barak Obamës, përderisa 19 për qind konsiderojnë se partia duhet të emërojë tjetër kandidat.
Në anketën 49 për qind republikanë deklaruan se "ka shumë gjasa" ose "deri diku e mundshme" që ta mbështesin Pejlinin nëse kandidohet për nominim republikan në vitin 2012.
Më shumë vota të republikanëve për nominim presidencial për zgjedhjet e vitit 2012 ka ish guvernatori i Arkanzasit Majkëll Hakabi - me 67 për qind përderisa ish guvernatori i Meseçusit, Mit Romnij ka 59 për qind mbështetje, ndërsa i treti është ish presidenti i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Njug Gingriç me 54 për qind mbështetje.