Se ato janë mike të mira dëshmon kjo foto e realizuar në xhirimet për festat e fundvitit ne RTV21. Të dy motrat, Adelina dhe Zanfina kanë futur Tunën në mes, për ta shënuar këtë moment të tyre të festës dhe gëzimit me anë të një fotografie.

Rasti i xhelozisë së këngëtareve shqiptare shpeshherë është shfaqur edhe në ambiente të hapura, në publik. Mirëpo, sa i përket dy këngëtareve Ismaili dhe Tunës, nuk ka pasur kurrë asnjë fjalë të vetme, përveç miqësisë së shfaqur.
Secila ka stilin e vetë, punën e vetë dhe asnjëra tashmë nuk ndihet nën hijen e dikujt, pasi të tri këngëtaret kanë bërë emrat e tyre. Sigurisht emri i Adelina Ismajlit është i pari që është bërë i njohur, pikërisht në moshë shumë të vogël, kur ka dalë të këndojë këngë për fëmijë.
Tuna ka krijuar stilin e saj të veçantë në muzikë dhe është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të Maqedonisë. Ndërkaq Zanfina, pavarësisht se ende e re, ka arritur shumë shpejt ta heq nga vetja frazën motra e Adelinës.
Blerand Rexhepi