E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hulumtimi i zhvilluar së fundi tregoi se madje 42 për qind e meshkujve janë të gatshëm ta lënë partneren e tyre nëse trashet vetëm tre kilogramë e gjysmë. Kështu që, nëse partneri juaj futet në këtë kategori, është koha që ose ta lini ose të hidheni në super dietën e efektshme për detoksinim para Vitit të Ri.
Si tė mbeteni nė formė tė shkėlqyer deri nė Vitin e Ri






Hulumtimi i zhvilluar së fundi tregoi se madje 42 për qind e meshkujve janë të gatshëm ta lënë partneren e tyre nëse trashet vetëm tre kilogramë e gjysmë. Kështu që, nëse partneri juaj futet në këtë kategori, është koha që ose ta lini ose të hidheni në super dietën e efektshme për detoksinim para Vitit të Ri.

Ja çka thotë Kelly Brook

Modelja Kelly Brook e cila me të madhe mund të lavdërohet dhe krenohet me linjën e shkëlqyeshme e pranon se as ajo nuk kursehet nga shtimi i kilogramëve gjatë kohës së festave të fundvitit. “Adhurojë të ha gjatë kohës së këtyre festave dhe ‘lëshohem shumë’.

Kur e tërë familja të mi vijë në vizitë, 25 njerëzit ulen përreth tavolinës dhe më shtyjnë që ta ha edhe pak. Në kohën ndërmjet Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri e praktikoj dietën e shpejtë të detoksinimit kështu që edhe me kujdes e përzgjedh se çka ha”, e pranon Kelly.

Këshillat e nutricionistëve

Eksperti i nutricionistëve Ian Marber pohon: “Konsumimi i ushqimeve adekuate i jep trupit tuaj energjinë e nevojshme dhe ndihmon me rastin e detoksinimit dhe dobësimit”. Po ashtu nuk rekomandohet zvogëlimi i marrjes së kalorive, por duhet të praktikoni ushqimin e rregullt dhe të baraspeshuar të produkteve të shëndosha.

Në mënyrë që të jeni në top-formë deri në festimin e Vitit të Ri, ekspertët rekomandojnë ndalimin e ngrënies së të gjitha produkteve ndërmjet shujtave si dhe alkoolin i cili është i stërmbushur me kalori.

Karbohidratet e rafinuara të cilat gjenden në sheqer, ëmbëlsira dhe biskota po ashtu duhet t’i shmangni apo së paku të zvogëloni konsumimin e tyre. Në fakt, me secilat futje të karbohidrateve të rafinuara rritet niveli i insulinës dhe kështu zvogëlohet puna e metabolizmit.

Proteinat, shumë të rëndësishme

Me rastin e secilës shujtë është e rëndësishme edhe futja e proteinave në organizëm pasi që e rrisin ndjenjën e ngopjes. Përzgjedhje e shkëlqyeshme është mëngjesi me vezë, me produkte të arrave dhe sallata, pula për drekë si dhe peshku apo mishi për darkë.

Po ashtu nuk duhet t’i lëni anash as perimet, ndërsa ekspertët rekomandojnë porcionin e madh me perime me secilën shujtë, por nuk duhet harruar as ushtrimet e rregullta.

Publikuar: 30.12.2010 | 03:26
Lexuar: 795 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lumi-ch (30/12/2010 22:25:04) ufa shum sex po doken qeto vjaza mashalla ju koft

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime